Ja disa këshilla si të kujdesimi për lëkurën pas plazhit

Life style

Ja disa këshilla si të kujdesimi për lëkurën pas plazhit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:33
Ilustrim

Kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit, por në disa periudha duhet të tregojmë një kujdes të shtuar për të.

Pas një vere të nxehtë, të shoqëruar me nxirjen e lëkurës është e rëndësishme të rinovojmë tharjen e lëkurës dhe dëmtimet e diellit para ardhjes së dimrit i cili sjell me vete efektet e tij të dëmshme.

Rrezet e diellit shkaktojnë tharje të lëkurës, rrudha, shenja, hidratim jo të mjaftueshëm, duke dhënë përshtypjen e një lëkure të lodhur që ka nevojë për përkujdesje.

Ja disa këshilla të thjeshta dhe efektive për të mbajtur lëkurën tuaj sa më të shëndetshme:

Përdorni një maskë hidratuese gjatë natës, pasi hidratimi i mirë i lëkurës është çelësi për një lëkurë të shëndetshme.

Përdorni kremra që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës (scrubs) të paktën dy herë në javë pas periudhës se verës.

Drejtohuni për një trajtim profesional të lëkurës, pas konsultës me mjekun dermatolog ai mund t’ju rekomandojë procedura të ndryshme për të cilat ka nevojë lëkura luaj.

Zona rreth syve është pjesa më e ndjeshme e fytyrës ndaj është e rëndësishme të aplikohet kremi dy herë në ditë për të parandaluar shfaqjen e rrudhave

Përveç lëkurës së fytyrës kujdes duhet të tregojmë dhe për lëkurën e trupit, duke eliminuar qelizat e vdekura dhe duke e hidratuar.

Këshilla të tjera të rëndësishme janë:

Pirja e ujit dhe e lëngjeve të tjera të shëndetshme.

Të ushqehemi shëndetshëm duke përfshirë shumëllojshmëri frutash dhe perimesh se bashku.

Të flemë mjaftueshëm gjumë.

Sigurimin e qarkullimit të gjakut në shtresat e jashtme të lëkurës nëpërmjet stërvitjeve adekuate .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat