Sa rrush nevojitet për të prodhuar një shishe verë?

Life style

Sa rrush nevojitet për të prodhuar një shishe verë?

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Një shishe verë 0.75 litra (madhësia më e zakonshme) kërkon mesatarisht 1.2 kg rrush. Ka teori të ndryshme pse përdoret kjo madhësi shishe. E para është fizike: duket se gjithçka varej nga forca e mushkërive të xhamaxhinjve të lashtë, të cilët mesatarisht, me një frymë të vetme, ishin në gjendje të krijonin shishe të këtij kapaciteti.

E dyta rrjedh nga tregtia: në fakt, britanikët, të cilët ende matin vëllimin me galonë edhe sot, në lidhje me çështjet e taksave të portit dhe kostot e transportit, konsideruan se një kasë vere mund të përmbante një maksimum prej 2 galonësh, dhe secila kasë mund të mbante 12 shishe. 1 galon është e barabartë me 4.5 litra, 2 galonë 9 litra, e ndarë në 12 shishe 0.75 litra secila. Sipas një teorie tjetër, megjithatë, kjo njësi e veçantë e matjes përdoret sepse një shishe 0.75 cl përmban saktësisht 6 gota prej 125 ml të përdorura në taverna.

Në këtë mënyrë mikpritësit ose pronarët e tavernave e lokaleve mund të llogaritnin më lehtë se sa shishe do t’u shërbenin klientëve bazuar në numrin e tyre. Zgjedhja e qelqit daton në shekullin e tetëmbëdhjetë, kur filloi të kuptohej rëndësia për shijen e ruajtjes së verës në këtë material.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat