Ke vendosur të ndryshosh jetën por s’di nga t’ia nisësh, ja disa hapa

Life style

Ke vendosur të ndryshosh jetën por s’di nga t’ia nisësh, ja disa hapa

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Nëse do që të ndryshosh jetën, fillo duke planifikuar. Me planfikim e kemi fjalën, të vendosësh fokusin në një drejtim të caktuar dhe të vendosësh një kufi kohor për ta arritur atë.

Kjo metodë është e vlefshme në jetën profesionale, por edhe atë personale, për të cilën duhet bërë një liste objektivash që do i kesh parasysh.

Pakti është i tillë: Një ditë në javë e ke tënden për të bërë çfarë të duash, por në ditët e tjera, fokusi yt duhet të jetë vetëm një.

Me disa hapa do ja dilni:

Vendos një ose disa qëllime të cilat do t’i arrish

Vendos një kufi kohor për t’i arritur

Përmbaju një axhende edhe për punët e shtëpisë (pasi ato prishin punë për gjëra të tjera)

Vendos mjetin që do të mbajë aktiv me ecurin e gjithçkaje po bën. Aty do mbash shënime, do shkruar mbi ndodhitë, do bësh pyetje e do kthesh përgjigje. Përdor gjithçka, nga blloku te aplikacionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat