Gjërat që psikologët duan që ju t'i dini, para se të filloni terapinë!

Life style

Gjërat që psikologët duan që ju t'i dini, para se të filloni terapinë!

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Hedhja e hapit për të filluar terapinë mund të jetë frikësuese, por në fund do të kuptoni se është çlirim. Shumë njerëz po ndjejnë lodhje mendore dhe emocionale nga pandemia apo faktorë të tjerë. Psikologët po i inkurajojnë njerëzit gjithnjë e më shumë të marrin hapin e rëndësishëm për t'i kontaktuar ata. 

Më poshtë, njihuni me 6 gjëra bazë që çdo terapist dëshiron që pacienti i tyre t'i dijë përpara fillimit të terapisë.

#1 E gjitha ka të bëjë bashkëpunimin. Mendojeni këtë si diçka që psikologu po bën me ty, jo për ty. Një përvojë e trajtimit bashkëpunues është çelësi për t'u ndjerë i sigurt dhe i motivuar në terapi. Është e rëndësishme që pacientët të kuptojnë se terapistët nuk ju "rregullojnë", ata punojnë me ju për të pasur njohuritë që shpresojmë se sjellin ndryshimin.

#2 Përshtatshmëria është e rëndësishme. Terapia është personale, unike dhe intime. Është e rëndësishme që ju të ndiheni rehat me terapistin tuaj, nëse nuk jeni në gjendje, atëherë është koha të kërkoni një terapist tjetër. Terapistët duhet ta kuptojnë këtë dhe madje edhe t'ju sugjerojnë dikë tjetër.

#3 Njohja e procesit është e rëndësishme. Fillimi i terapisë është fillimi i një udhëtimi. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës, është një proces. Shumica e terapisë mbështetet në pacientin që bën punë jashtë seancës nëse është duke u përfshirë në një aktivizim të caktuar të sjelljes, duke përdorur përballime të reja ose duke përdorur njohuri për të kuptuar më mirë përgjigjen ndaj një situate. Psikologu dr. John O'Neil, thotë: "Terapia fillon makinën, por ju drejtoni".

#4 Sinqeriteti është çelësi. Gatishmëria dhe transparenca janë elementët kritikë për të krijuar një marrëdhënie terapeutike ku mund të njihemi, pranohemi dhe kuptohemi. Kështu ne do të gjejmë kapacitetin më të madh që kemi për të ndryshuar. 

#5 Të gjitha emocionet janë të mirëpritura. Të qash nuk është një dobësi, dhe zemërimi është një emocion normal dhe i pranueshëm. Mos ndjeni nevojën për të fshehur, veshur apo mohuar emocionet tuaja në terapi. Eksplorimi dhe kuptimi i tyre është pjesë e procesit. O'Neil u rikujton shpesh njereëzve: "Ne nuk mund t'ju gjykojmë se ju po ndjeni".

#6 "Rregullimi" nuk është qëllimi. Edhe një herë, psikologët nuk janë aty për të rregulluar asgjë.  Qëllimi është më shumë i ngjashëm me rritjen sesa me "rregullimin". 

Terapia është një udhëtim i bukur dhe i mrekullueshëm që ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve. Nëse jeni duke marrë parasysh fillimin e terapisë, ne e dimë se një hap drejt së panjohurës mund të jetë i vështirë. Lajmi i mirë është se, sapo të hyni në seancën e terapisë, nuk jeni më vetëm në zgjidhjen e emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve tuaja - atëherë keni dikë qëmund t'ju ndihmojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat