Përmes këtyre shenjave mund ta kuptosh nëse prania jote i acaron apo i qetëson të tjerët!

Life style

Përmes këtyre shenjave mund ta kuptosh nëse prania jote i acaron apo i qetëson të tjerët!

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

A keni takuar dikë që sapo flet, e ndjeni se doni ta keni pranë pasi energjia e tij është shlodhëse? Sigurisht që ju ka ndodhur, aq më tepër nëse biseda me të ju bën të harroni problemet e ditës. Ndoshta është gjuha e tyre e trupit, kontakti që krijoni me sy apo thjesht qetësia në tipin e tyre. Të gjithë shenjat më poshtë, do t'ju bëjnë të kuptoni diçka për veten. Nëse jeni ai që të gjithë e duan në tavolinë...ose jo! 

1. Ti je gjithmonë i pranishëm në moment! Aty ku dhe kur duhet, pa u shpërqëndruar asnjë sekondë nga biseda apo personi përballë teje.

2. Dini të respektoni privatësinë e të tjerëve dhe prania juaj është gjithmonë e dëshirueshme. 

3. Të tjerët mund të të besojnë çdo gjë! 

4. Je dëgjues perfekt! 

5. Ti përfshihesh kudo dhe kjo i pëlqen njerëzve. Je ai që dërgon ftesat e festave ashtu siç në të njëjtën kohë ke durimin të dëgjosh edhe njeriun më të zhurmshëm të tavolinës për orë të tëra. 

6. Zëri yt është mjaftueshëm neutral për të të qetësuar. 

7.  Ti bën gjëra që të relaksojnë ty dhe rrjedhimisht, qetëson edhe të tjerët përreth.

8. Je gati të bësh kompromise.

9. Je bujar dhe bujaria vlerësohet në çfarëdolloj ambienti.

10. Sa herë je ti prezent, atmosfera bëhet gjithmonë e më e mirë!

11. Përshtatesh lehtë dhe s'je tekanjozi i grupit!

12. Je empatik dhe gjuha jote e trupit është pozitive. Kjo dallohet që në sekondat e para! 

13.  Pritshmëritë e tua janë realiste dhe kjo të bën edhe më të dashur.

14. Je mirënjohës në çdo lloj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat