Xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode, këto trende të vjetra po bëjnë namin tani

Life style

Xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode, këto trende të vjetra po bëjnë namin tani

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 18:07
Ilustrim

Viti 2021 u tha lamtumirën xhinseve të ngushta të njohura si “skinny”. Ndoshta sepse vitin e fundit vajzat kanë preferuar të mbajnë pantallona komode, ose ndoshta sepse thjesht janë lodhur duke tërhequr xhinset lart çdo pesë sekonda.

Sido që të jetë, adoleshentët në TikTok dhe stilistët e njohur pajtohen se xhinset e ngushta janë zyrtarisht jashtë mode.

Në vend të tyre, një shumëllojshmëri stilesh më të lirshme dhe retro po preferohen gjithnjë e më tepër.

Ashtu si shumë tendenca të tjera të modës së vitit 2021, pantallonat e gjera filluan të mbahen në fillim të viteve 2000. Gjithashtu tendencat e viteve 1970 dhe 1990 mund të shihen qartë në siluetat e xhinsit të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat