4 mënyra për të rritur mirëqenien e fëmijës tuaj

Life style

4 mënyra për të rritur mirëqenien e fëmijës tuaj

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Kujdesi për shëndetin fizik të fëmijës suaj mund të lidhet me kontrollat tek mjeku ose me vaksinime, por kujdesi për shëndetin mendor të tyre shpesh është shumë i ndërlikuar.

Shifrat tregojnë se mirëqenia e të rinjve aktualisht është në rëniem e kjo vjen nga një raport i ri nga Shoqëria e Fëmijëve, raport ky i nxjerrur nga një hulumtim ku u përfshinë  300 mijë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët vlerësuan se janë të pakënaqur me jetën e tyre para pandemisë, shkruan The Independent.

Si prindër, ka gjëra që mund të bëni për të mbështetur fëmijën tuaj që po lufton me stresin, ankthin apo mungesën e humorit.

Lojërat në natyrë

Koha e tepërt para ekranit për fëmijët është një shqetësim në zhvillim. Hulumtimet tregojnë se fëmijët nën moshën 14 vjeç po shpenzojnë mesatarisht 23 orë në javë duke përdorur pajisje të ndryshme, si telefoni e llaptopi. Një mënyrë për ta luftuar këtë është të caktoni aktivitete në natyrë, derisa kjo të bëhet rutinë e tyre, të tilla si një shëtitje në natyrë ose lojë futbolli në park.

Krijoni një praktikë meditimi

“Mindfulness” është një fjalë që tani përdoret shumë dhe është një prirje e shkëlqyeshme e mirëqenies, ajo me të vërtetë mund t’i ndihmojë fëmijët të mendojnë qartë. Pra, ka të bëjë me meditimin. Një studim i publikuar në vitin 2012, zbuloi se si meditimi mund të përmirësojnë shëndetin mendor, emocional, social dhe fizik në mirëqenien e të rinjve.

Shkrimet në ditar

Ju nuk mund ta mbroni fëmijën tuaj nga çdo përvojë negative, por mund t’i ndihmoni ata të menaxhojnë stresin në një mënyrë të shëndetshme. Ditari është një ide e mirë për ta për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe shqetësimet e tyre, veçanërisht nëse ata ngurrojnë të flasin me dikë. Ekspertët thonë se kjo mund t’i ndihmojë ata t’i menaxhojnë shqetësimet e tyre.

Nxitini ata të flasin për ndjenjat

Ekspertët këshillojnë që ndonjëherë të hapet një bisedë për shëndetin mendor kur nuk je ballë për ballë me fëmijën tënd, por kur jeni pranë njëri-tjetrit në sediljet e përparme të një makine, ose jeni në shëtitje. Është me të vërtetë e rëndësishme që prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe të gjejnë kohë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Gjëja kryesore është të trajtoni çdo shqetësim me kujdes, edhe nëse ato ju duken marrëzi, mos i hidhni poshtë ose minimizoni problemet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat