Ja se çfarë të bëni ndërsa jeni ulur në guaskën e WC-së

Life style

Ja se çfarë të bëni ndërsa jeni ulur në guaskën e WC-së

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Parandalon infeksionet dhe inflamacionin e fshikëzës që zgjat vetëm 2 sekonda!

Infeksionet e traktit urinar dhe inflamacioni i fshikëzës ndodhin kur urina qëndron brenda fshikëzës për një kohë të gjatë, gjë që mundëson zhvillimin e shumë baktereve.

Vëllimi mesatar i fshikëzës është rreth 800-900 mililitra, dhe shumica prej nesh do të shkojnë në tualet kur fshikëza të dërgojë një “sinjal” se është deri në dy të tretat e mbushur.

Doktor Dr Shree Datta , gjinekolog dhe obstetër në një klinikë në Londër, shpjegoi teknikën që do të na ndihmojë të zbrazim fshikëzën tonë dhe të “largojmë” bakteret çdo herë.

“Përdorni teknikën e shkuarjes së dyfishtë në WC. Kjo do të thotë të urinosh, pastaj të ngrihesh dhe të qëndrosh në një pozicion në këmbë për disa sekonda, dhe pastaj të ulesh dhe të provosh të urinosh përsëri. Do t’ju habisë se sa urinë nganjëherë ka mbetur që nuk e keni nxjerrë jashtë, sepse e keni ndërprerë vrushkullin si zakonisht”, tha ajo.

Është shumë e thjeshtë, dhe në afat të gjatë mund të ketë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar”, ka thënë mjeku.

Një teknikë tjetër për zbrazjen e duhur të fshikëzës kërkon që ju të uleni në një guaskë, të hapni këmbët të paktën në mënyrë që gjunjët tuaj të mos preken, dhe të përkuleni pak përpara.

Disa gjëra të përditshme që mund të bëni për të parandaluar infeksionet e traktit urinar janë në këtë listë:

▪ Gjithmonë zbrazni fshikëzën plotësisht
▪ Lahuni nga para, mbrapa
▪ Gjithmonë shkoni në tualet pas marrëdhënieve seksuale
▪ Vishni të brendshme pambuku
▪ Pini shumë ujë
▪ Jepini përparësi dushit, jo larjes në vaskë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat