Korrektor apo kremi pudër: Cili vendoset i pari?

Life style

Korrektor apo kremi pudër: Cili vendoset i pari?

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Kur vjen puna tek make up-i për disa gjëra jemi të gjithë dakord, e ndërsa për të tjera, ka debate. E dimë përshembull që është ide e tmerrshme të flesh e grimuar, apo se lëkura ka nevojë për hidrant në çdo kohë, por jemi ende në dilemë për një tjetër diskutim. Cili vihet para, korrektori apo kremi pudër? 

Sa herë lyheni duhet ta imagjinoni fytyrën si një mur. Ju s'merreni me detajet përfundimtare para se të keni lyer komplet murin apo jo? Kremi pudër vendoset para korrektorit, pasi mund të ndodhë që të mos keni nevojë fare për ta përdorur korrektorin, nëse e keni përhapur siç duhet make up-in.

Nga ana tjetër, nëse ndiqni këtë teknikë, rrezikoni të dukeni shumë e lyer dhe fytyra mbulohet plotësisht. Sipas ekspertëve të make up-it, duhet ta filloni me korrektorin, lëkura do të qëndrojë më e butë dhe hidratimi s'humbet. Përdorni një sfungjer për ta bërë hapjen mirë (jo gishtat) dhe plotësoni me fondatinë pjesët ku mendoni se ka nevojë.

Pavarësisht këshillave, nuk ka një metodë të saktë kur vjen puna tek make up-i. Veproni në bazë të lëkurës suaj dhe si ajo kërkon për t'u dukur mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat