Pini një filxhan kakao para një provimi, sepse mund të bëjë një mrekulli

Life style

Pini një filxhan kakao para një provimi, sepse mund të bëjë një mrekulli

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Për një mendje të pastër dhe një humor më të mirë, pini kakao, dhe për gjëndrën tiroide, presh.Kakaoja njihet si një bimë që mbron trupin nga radikalet e lira, zvogëlon stresin dhe depresionin, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe shumë lloje të kancerit.

Përveç kësaj, kakaoja rregullon nivelin e sheqerit dhe kolesterinës, stimulon kujtesën dhe përqendrimin më të mirë, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru, ngadalëson procesin e plakjes, zbut lëkurën dhe në të njëjtën kohë është një afrodiziak i fuqishëm.

Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës pohon se pirja e rregullt e kakaos “pastron trurin”, sepse flavonoidet në të përshpejtojnë qarkullimin dhe dërgimin e oksigjenit në tru.

Preshi

Përveç që është i shijshëm dhe vepron si një erëz specifike, preshi është i pasur me minerale të shumta, vitamina, vajra esenciale, si dhe squfur.

Kjo përbërje e bën atë ideale për ruajtjen e shëndetit të traktit respirator, tretjes, veshkave, mëlçisë dhe gjakut. Mjekësia popullore në rastin e zmadhimit të gjëndrës tiroide këshillon mbështjellës të preshit të zier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat