Ky është ushtrimi që do t’ju ​​bëjë të doni stërvitjen në mëngjes

Life style

Ky është ushtrimi që do t’ju ​​bëjë të doni stërvitjen në mëngjes

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 07:03
Pamje nga videoja

Nëse fundi i çdo dite ju gjen të rraskapitur dhe pa prirjen më të vogël për t’u ngritur nga divani, e lëre më për palestër, një zgjidhje shumë e mirë është të filloni stërvitjen e mëngjesit . Mund të lodheni vetëm duke menduar për të, por ia vlen të provoni. Në fund të fundit, mënyra se si e filloni mëngjesin tuaj është baza për mënyrën sesi do të dalë dita juaj.

Ushtrimet e mëngjesit do t’ju ndihmojnë të “zgjoheni” nga gjumi dhe të riktheni lëvizjen në trupin tuaj. Përveç kësaj, stërvitja ul nivelet e hormoneve të stresit si adrenalina dhe kortizoli dhe stimulon prodhimin e endorfinave, kimikate që veprojnë si përmirësues natyralë të humorit. Pra, mëngjeset tuaja do të fillojnë me energji dhe humor të mirë.

Si të filloni stërvitjen në mëngjes

Vendosni orën tuaj të alarmit një orë më parë, derdhni pak ujë në fytyrë dhe vishni veshjet tuaja sportive. Edhe pse për herë të parë stërvitja mund të duket si torturë, gradualisht do të bëhet zakoni juaj i preferuar. Pra, provoni stërvitjen e mëposhtme, e cila zgjat vetëm 15 minuta, përfshin ushtrime shtrirëse dhe nuk kërkon pajisje.

Shikoni stërvitjen:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat