Njerëzit tregojnë gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë në takimin e parë!

Life style

Njerëzit tregojnë gjërat që nuk duhet t'i bëni kurrë në takimin e parë!

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

#1 - E urrej kur personi me të cilin kam dal rri në telefon gjatë gjithë kohës. Më mirë më thuaj nëse s'po të pëlqen takimi.

#2 - Kur diskutojnë për ish-in. Në përvojën time është një shenjë alarmi. Dreqi e marrtë, është takimi i parë dhe nuk merr ndjesi të mira kur personi që ke përballë nuk ka interes të të njohë ty, por vazhdon të përndiqet nga e shkuara.

#3 - Kur vijnë tapë.

#4 - Nëse e dini që personi me të cilin do dilni është i/e divorcuar, mos i pyesni ata për këtë që në takimin e parë. Rrjedhimisht ju do mësoni më shumë për këtë me kalimin e kohës.

#5 - Një herë, një djalë mori pak ushqim nga pjata ime me dorë. Po përpiqej të bënte diçka të lezetshme por i qëlloi të merrte vezë të zier, që ra nëpër pjatë e tavolinë. S'ishte aq e këndshme.

#6 - Kur djemtë ofendohen sepse nuk pranoj të më shoqërojnë në shtëpi. 

#7 - Kur propozojnë ose bëjnë deklarata madhështore dashurie.

#8 - Pyetja: "Cili është fetishi juaj?" - Mund të tingëllojë mirë, por më besoni, nuk funksionon!

#9 - Të shkuarit në kinema. Mendoj se takimet në kinema janë për çiftet në lidhje. Nëse sapo jeni njohur, thjesht do kaloni dy orë pa folur dhe pa mësuar asgjë për njëri-tjetrin.

#10 - Kur mundohen shumë të lënë përshtypje dhe më e keqja, këtë e bëjnë duke folur për makinat luksoze, rrogat e larta dhe gjëra materiale. Ju e dini rregullin: Të pasurit nuk e bërtasin faktin që janë të pasur. Qetësohuni djema!

#11 - Mos tregoni çdo gjë që ndoshta s'ju pëlqen aq shumë te vetja që në takim të parë. Ai ose ajo do të ketë shumë raste për të njohur çdo anë tënden.

#12 - Kur vijnë vonë. E di që janë gjëra që ndodhin, por çdo minutë që pres më jep ankth dhe pasiguri.

#13 - Kur janë të pasjellshëm me stafin e shërbimit sepse duan të bien në sy ose të duken si të fuqishëm. Edhe kur e kujtoj, më vjen për të vjellë.

#14 - Mos shkoni në restorante super të shtrenjta.

#15 - Kur mendojnë se "pse më dhe një darkë apo më more me makinë, e kam për detyrë të bëj seks me ty".

#16 - Mos hani darkë, por thjesht pini diçka. Nëse e shihni që nuk po përputheni dhe aq, darka do ju duket e gjatë dhe e mërzitshme. Një pije ju shpëton në këto raste!

#17 - Më acarojnë kur fillojnë të ankohen dhe shajnë njerëz të tjerë që në takimin e parë. Unë nuk jam terapistja jote!

#18 - Ju lutem mos flisni me ushqim në gojë dhe mos u përtypni me gojën hapur. 

#19 - Në vend që të pyesni "Po, ç'na thua ndonjë gjë?" - provoni të na thoni ju diçka për veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat