Shenjat që tregojnë se dikush është kokë e këmbë i/e marrosur pas jush!

Life style

Shenjat që tregojnë se dikush është kokë e këmbë i/e marrosur pas jush!

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Trajnerja e marrëdhënieve dhe themeluesja e Spark Matchmaking, Michelle Fraley, thotë se të mësuarit e gjuhës së trupit mund të jetë çelësi për të zbërthyer shumë ndjesi. Më poshtë janë gjashtë shenja të gjuhës së trupit, që tregojnë se dikush është i dashuruar me ju, edhe nëse nuk e kanë thënë ende. Në rregull, nëse jo "i dashuruar", atëherë ju pëlqen vërtet shumë!

#1 - Afërsia

Nëse dikush ju pëlqen, ai do të përpiqet ta mbyllë hendekun (fizik) mes jush, sa më shpesh të mundet. Kini parasysh këto pyetje:

- A po bën përpjekje për t'u afruar me mua?

- Më afrohet më pranë, nëse është ulur ngjitur me mua?

- A vendos objekte si pija, telefoni mes nesh?

- A përkulet më shumë kur flet, duke vendosur trupin (krahët, këmbët) më pranë meje fizikisht?

#2 - Prekja

Ju rrallë prekni njerëz për të cilët nuk keni asnjë ndjesi. Detaje si prekja e krahut kur ju flisni, flokëve apo qoftë një përpjekje e vogël për kontakt fizik, është shenjë e qartë se personi që keni përballë ju ka vërtet qejf!

#3 - Kujdesi, vëmendja

Kur dikush po bie brenda me ju, ai mund të duket i magjepsur. Shihni se sa i përqendruar është ai kur është me ju dhe pyesni veten si ndiheni: Të sigurt? Po merrni vëmendjen që ju duhet? 

#4 - Kontakti me sy

Kontakti me sy është aq intensiv sa studiuesit e kanë përdorur atë për të shkaktuar ndjenja dashurie. Është një akt intim dhe personal, prandaj nëse përfshiheni në një kontakt intensiv me sy, kjo mund të jetë shumë domethënëse.

#5 - Sa të hapur duken ndaj jush, veç nga gjuha e trupit

Krahët e kryqëzuar, zakonisht tregojnë se dikush është i mbyllur për të ndjerë apo dhënë dashuri. Kur dikush është gati për ju, edhe gjuha e tij e trupit do të jetë më e hapur. Do të shihni një qëndrim të qetë, të lirshëm dhe tendencë për të qenë sa më pranë.

#6 - Gjeste që tregojnë mbrojtje

Është e zakonshme që njerëzit e dashuruar të kenë një dëshirë për të mbrojtur personin që duan. Kjo mund të shfaqet me fjalë, vepra dhe me gjuhën e trupit. Mund të përmendim një vënie krahu përpara se të kaloni rrugën, hapjen e dyerve etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat