Pse disa njerëz urrejnë të përqafohen sipas shkencës

Life style

Pse disa njerëz urrejnë të përqafohen sipas shkencës

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Pse për disa njerëz i duan përqafimet ndërsa të tjerët i urrejnë ata? Sipas studiuesve, edukimi i një personi mund të ndikojë në qëndrimin e tij ndaj përqafimit. Në një studim, thuhej se njerëzit e rritur nga prindër të dashur fizikisht kishin më shumë gjasa t’i vlerësonin përqafimet.

I njëjti hulumtim gjithashtu arriti në përfundimin se “përqafimi është një element i rëndësishëm në edukimin emocional të një fëmije”. Megjithatë, në disa raste kjo dëshirë për të mos përqafuar mund të çojë në efektin e kundërt.

“Disa fëmijë rriten dhe ndihen të” uritur” për një përqafim.”, shpjegon Suzanne Degges-White, profesoreshë e këshillimit dhe edukimit në Universitetin e Illinois. Ankthi social gjithashtu mund të luajë një rol në njerëzit që shmangin përqafimet.

“Njerëzit të cilët kanë nivele të larta të ankthit social, në përgjithësi, mund të jenë në mëdyshje për të dhënë një përqafim, duke përfshirë dhe miqtë.”, thotë ekspertja Suzanne Degges-White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat