Kungulleshka për reduktimit e procesit të plakjes

Life style

Kungulleshka për reduktimit e procesit të plakjes

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Kungulleshkat janë bimë, në të cilat ndaras gjenden lule femërore dhe mashkullore. Kungulleshka mund të konsumohet në mënyra të ndryshme, ndërsa mbron nga sëmundjet dhe rrit sasinë e vitaminave në organizëm.

Konsiderohet edhe si bimë që redukton procesin e plakjes, pasi që përmban shumë fibra, ujë dhe antioksidues.

Të gjitha këto largojnë materiet e dëmshme nga organizmi siç janë radikalet e lira dhe helmet.

Kungulleshkat kanë edhe disa fakte të tjera të dobishme: 1. Një filxhan me kungulleshkë të prerë përmban vetëm 19 kalori. 2. Lulet e kungulleshkës mund të hahen, e ky është një fakt shumë pak i njohur. Lulet janë të pasura me vitaminë C dhe me fibra që kanë vlerë të lartë ushqyese. 3. Kungulleshka është e mirë për zemër, pasi që përmban kalium. Një kungulleshkë përmban 8 për qind të dozës ditore të kaliumit, që është mineral i rëndësishëm për organizmin. Ndihmon në kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe në reduktimin e veprimit të dëmshëm të kripës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat