Përbërësi në ujë, infuzion për lule

Life style

Përbërësi në ujë, infuzion për lule

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Aspirina mund të nxisë rritjen e bimëve dhe t’i ndihmojë ato të shërohen. Lulet kanë nevojë për vëmendje dhe trajtime të rregullta që mund ta ndihmojnë të jenë luksoze.

Përveç shtojcave organike, të cilat mund t’i gjeni në barnatoret bujqësore, zgjidhjet e bëra në shtëpi mund të jenë të dobishme për bimët.

Ne kemi gjetur një recetë për atë që betohen edhe luleshitës me përvojë, transmeton KP.

Aspirina përmban acid salicilik, i cili me përbërësit e tjerë ndihmon bimët të rriten. Ajo është e dobishme për të gjitha llojet e bimëve, pavarësisht nëse i rritni në oborr apo në saksi, sepse i bën më rezistuese dhe nxit rritjen e tyre.

E tëra që ju nevojitet për këtë zgjidhje është një tabletë aspirina dhe një litër ujë të distiluar.

Përgatitja:

Thërrmojeni tabletën dhe, shtojeni në ujë, përzieni herë pas here, derisa të tretet. Ju mund t’i ujisni ose spërkatni bimët me këtë zgjidhje, një herë në javë për rezultate më të mira.

Ja se si zgjidhja ndikon në bimë:

Punon në zhvillimin e rrënjës.

Me përdorim të rregullt, lulet bëhen më të harlisura.

Promovon rritjen duke parandaluar shfaqjen e kërpudhave. Aspirina mund të parandalojë prodhimin e etilenit, i cili është shkaku më i zakonshëm kur bimët thahen.

Aspirina është gjithashtu e shkëlqyeshme për lulet e prera. Dhe në këtë rast, aspirina është e dobishme. Shtoni tabletën e grimcuar në vazo me lule dhe do të qëndrojë e freskët më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat