Trendet e viteve ’90 që janë rikthyer sërish në modë

Life style

Trendet e viteve ’90 që janë rikthyer sërish në modë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:07
Cameron Diaz, Dua Lipa

Nëse keni jetuar në vitet ’90, ndoshta keni rënë pre e të paktën disa prej tendencave të modës së kësaj epoke. Nëse keni menduar se nuk do të dëgjonit më për ta, e kishit gabim pasi janë rikthyer për të dominuar sërish.

Sytë blu

Kjo ishte një ndër tendencat më popullore të viteve ’90. Ky trend dukej dhe më tërheqës kur sytë me këtë nuancë kombinoheshin me një fustan apo bluzë në këtë ngjyrë. Një ndër VIP-at që e kanë përqafuar këtë tendencë është Dua Lipa.

Sy me shkëlqim

Në vitet ’90, shkëlqimi ishte kudo: rrobat, buzët dhe qepallat. Megjithëse, këtë tendencë nuk e shohim shumë sot, disa të famshëm duan t’i theksojnë sytë e tyre si për shembull Dua Lipa.

Kapëse flokësh të dukshme

Ndërsa tendencat moderne të bukurisë promovojnë aksesorë të fshehtë dhe të padukshëm për flokët në vitet ’90 gjithçka kishte të bënte me ekspozimin e rrobave dhe aksesorëve të flokëve. Ata që ende e duan këtë tendencë, preferojnë kapëse të tilla flokësh.

Kostume të mëdha

Supet e mëdha dhe stilet e gjera ishin pikat kryesore të kostumeve, xhaketave dhe palltove të epokës së viteve ’90 dhe ne ende i shohim këto prerje në modën moderne.

Kostume plaid

Kostumi ikonik i verdhë, i veshur nga Alicia Silverstone në filmin 1995 Clueless ende frymëzon shumë stilistë.

Pallto lëkure

Lëkura duket se nuk del kurrë nga moda dhe është një ndër alternativat kryesore në ditët e sotme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat