5 shenja të sigurta, që je në rrugën drejt suksesit

Life style

5 shenja të sigurta, që je në rrugën drejt suksesit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:04
Ilustrim

Marrim me qindra vendime përditë, shumë prej tyre në mënyrë të nënvetëdijshme, edhe pa e kuptuar. Por kur vjen fjala tek ëndrrat dhe aspiratat si sipërmarrës, kemi prirjen t’i kushtojmë shumë vëmendje dhe mendojmë gjatë për marrjen e vendimeve të duhur.

Dhe pastaj, e mendojmë për së dyti.

Dhe na kap meraku.

Dhe shqetësohemi, duke rimenduar sërish sensin tonë të drejtimit, nëse jemi në rrugën e duhur, apo kemi hedhur gjithçka në erë.

Dyshimi tek vetja mund të ta dëmtojë vërtetë vetëbesimin, e madje edhe aftësinë tënde për të marrë vendime, që do të të çojnë përpara. Kështu që, është mirë t’i japipm fund një herë e mirë sjelljes dhe mendimeve destruktivë.

Ja disa shenja, që tregojnë se ti merr vendimet e duhur dhe ke hyrë në rrugën e suksesit:

1. Je i sigurtë se bën pyetjet e duhura.

Analiza e vendimeve është një disiplinë që udhëhiqet nga parimi se rezultati i vendimit që ke marrë nuk ka rëndësi – është mënyra si e merr vendimin që ka rëndësi. Bashkëthemeluesi dhe Profesori Emeritus i Harvardit, Houard Raiffa mbron idenë që njerëzit duhet që pikësëpari të formulojnë mirë pyetjen për problemin që hasin. E thënë më thjeshtë, nuk mund të marrësh vendimin më të mirë, nëse përpiqesh t’i përgjigjesh pyetjes së gabuar. Nëse ngre pyetjen e duhur, kjo të mundëson më pas që të shprehësh preferencat e tua, të vlerësosh të gjithë informacionin që ke në dispozicion dhe të bësh zgjedhjen e duhur.

2. Nuk ndihesh rehat, je i shqetësuar.

Marrja e vendimeve të mëdhenj nuk është e lehtë dhe fillimi i një biznesi të ri mund të jetë një prej gjërave më me risk që bën ndonjëherë. Eshtë totalisht normale të ndihesh i shqetësuar. Në fakt, nëse je 100% i sigurtë në vendimin tënd, gjasat janë që nuk i ke marrë parasysh të gjithë risqet që lidhen me të. Sepse, kur krijon një gjë të re, ka gjithmonë risqe. Do të bësh gabime – të gjithë bëjmë gabime. Të ndihesh i shqetësuar dhe të vësh në dyshim për së dyti veten tënde, shpesh herë nënkupton që je vigjilent dhe i vetëdijshëm për risqet. Do të thotë se po bën diçka ndryshe dhe se po del nga zona jote e rehatisë. Prej këtu burojnë në fakt fitimet e mëdha.

3. Ti e kupton përse e ke marrë vendimin

Nëse mund ta thuash me vetëbesim, se vendimi yt bazohej në një logjikë të fortë, dhe jo i ndikuar vetëm prej intuitës, ka më shumë gjasa të jesh në rrugën drejt suksesit. Në një studim të kohëve të fundit, studiues të Bouling Green State University zbuluan se njerëzit me një stil racional në vendim-marrje ishin plot vetëbesim në vendimin që kishin marrë, dhe ata shiheshin nga bashkëmoshatarët si njerëz që merrnin vendime cilësore, krahasuar me ata që merrnin vendimet të bazuar vetëm tek intuita apo instikti.

4. Do të kënaqesh me rezultatin më të mirë

Mendo sikur skenari më i mirë bëhet realitet – a je i lumtur me vendimin tënd? Ndonjëherë ne marrim vendime ku, edhe rezultati më i mirë i mundshëm, nuk është në fakt zgjidhja më e mirë. Për shembull, kur krijojmë një biznes të ri, kjo do të nënkuptonte fokusimin në një vendim të madh, i cili nëse çdo gjë shkon mirë, nuk do të sjellë rritje, por thjeshtë nuk do të të lejojë as të biesh. Pra do të të ofrojë një farë qëndrueshmërie. Kur kjo ndodh, ti e di se nuk ke ngritur pikëpyetjet e duhura për problemin dhe se nuk ke marrë në konsideratë të gjithë opsionet.

5. Do të jesh në rregull nga pikëpamja morale dhe etike, edhe me rezultate të ndryshëm

Kjo është sidomos e vërtetë në botën e bizneseve dhe sipërmarrjeve të reja. Sigurisht, do të jesh i lumtur nëse rezultati është ai që ke parashikuar në skenarin më të mirë të mundshëm. Por, po sikur rezultati të jetë jo ai ideali, dhe kjo të vendos në një pozitë të dyshueshme morale dhe etike? Sigurisht, morali dhe etike ndryshon nga një person në tjetrin, kështu që këtu, nuk ka një standart për të gjithë. Nëse “po djersin” për të kuptuar se çfarë je i detyruar të bësh, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, ndoshta duhet të konsiderosh më shumë alternativa.

Eshtë gjë normale të vësh në dyshim veten tënde – ti nuk je supernjeri! Thjeshtë mos lejo që shqetësimet dhe frikërat e tua të të pengojnë në përpjekjet sipërmarrëse. Rimendoje procesin tënd vendim-marrës, për t’u siguruar që je në rrugën drejt suksesit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat