Macet janë terapiste të shkëlqyeshme!

Life style

Macet janë terapiste të shkëlqyeshme!

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një mace mund të zbulojë shumë për energjinë tuaj – kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme!

Macja ka një sistem unik bioenergjie. Ajo ka një efekt pozitiv në biofushën e energjisë, e riparon atë, e furnizon atë, madje edhe e shëron atë.

Macet janë terapiste të shkëlqyeshme. Kërkimet tregojnë se shumë pronarë të maceve kanë konfirmuar se kalimi i kohës me një kafshë i ndihmon ata të zvogëlojnë dhimbjet e kokës, të rregullojnë presionin e gjakut dhe të bëhen më rezistues ndaj stresit.

Secili problem yni në organizëm duket si një deformim i atmosferës së energjisë, të cilën macja e ndien dhe nxiton t’ju ndihmojë.

Macja shërben gjithashtu si një “pasqyrë” e gjendjes njerëzore. Kur gjithçka në jetën tonë është në ekuilibër, macja që jeton me ne do të jetë e qetë, do të flejë shumë, do të kujdeset për higjienën dhe do të ketë një oreks të mirë.

Mirëpo, nëse ajo është e shqetësuar pa ndonjë arsye, nuk kujdeset për veten dhe nuk i pëlqen ushqimi, atëherë është një shenjë që diçka nuk shkon me energjinë tuaj.

Macet zakonisht reagojnë ndaj grindjeve në familje dhe janë gjithmonë në krah të atij që i bëhet padrejtësi. Për shembull, nëse një fëmijë do të dënohej pa e merituar, macja do shkonte tek ai dhe do përpiqej ta qetësonte dhe të rivendoste ekuilibrin e tij shpirtëror.

Marrëdhënia midis një mace dhe një njeriu është e ndërsjellë. Macet na ndiejnë, por edhe njeriu i ndien ato. Kjo është arsyeja pse shkakton simpati ose antipati te një person.

Macet shkaktojnë emocione negative te njerëzit, karma e të cilëve nuk është “më e mira”, tregojnë disa interpretues shpirtërorë. Njerëzit të cilët kanë një qëndrim negativ ndaj maceve, më së shpeshti kanë energji të pafavorshme.

Macet janë udhëzuesit tanë të energjisë, por edhe kanakarët shtëpiakë kundër stresit që na kthejnë dashurinë dhe na ndihmojnë të kuptojmë një nga mësimet më të rëndësishme të jetës – do të gjeni paqe kur të krijoni një dashuri të shëndetshme për veten tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat