Si të pastroni tenxhere dhe tiganë qeramike?

Life style

Si të pastroni tenxhere dhe tiganë qeramike?

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Një mënyrë e thjeshtë për të rikthyer shkëlqimin në enët tuaja qeramike

Tenxheret dhe tavat prej qeramike janë të njohura për shkak të sipërfaqes jongjitëse të gatimit, por ato gjithashtu përfaqësojnë një variant më të shëndetshëm për përgatitjen e ushqimit.

Nëse i ndiqni këshillat e mëposhtme, këto enë mund të zgjasin për shumë vite.

Larja e enëve qeramike

Enët e reja qeramike duhet të lahen me dorë në ujë të ngrohtë me detergjent, të shpëlahen mirë dhe të thahen me një leckë të butë.

Kjo do të heqë të gjitha grimcat e pluhurit dhe papastërtitë e shtresuara në sipërfaqe.

Është e rëndësishme që enët të ftohen pas përgatitjes së ushqimit, sepse veshjet qeramike nuk reagojnë mirë ndaj ndryshimeve të shpejta dhe drastike të temperaturës.

Këshilla për mirëmbajtjen …

▪ Lani gjithmonë enët qeramike me dorë.

▪ Me rastin e gatimit të ushqimit në enë qeramike gjithmonë përdorni vetëm garniturë plastike, silikoni apo druri.

▪ Kurrë mos e prisni ushqimin me thikë në enën qeramike.

▪ Mos përdorni temperatura tepër të larta kur gatuani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat