Maskë natyrale për rritjen e flokëve

Life style

Maskë natyrale për rritjen e flokëve

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Kjo maskë po ashtu rregullon edhe cilësinë e flokëve, duke e bërë më të butë. Të verdhët e vezës flokët i furnizon me kalcium dhe me proteina, që i dhurojnë shkëlqim. Mjalti është shumë i përdorshëm për rritjen e flokëve, përmban vitamina E, K, C, B1, B2 dhe B6, e bananet janë ndihmë e madhe në luftën kundër flokëve të pëlcitura. Edhe birra e errët është lëng, që ndikon që të keni flokë më të fortë dhe më me shkëlqim.

PËRBËRËSIT

1 banane - 1 vezë (vetëm të verdhët e vezës) - 1 lugë mjaltë - 1 gotë birrë të errët.

UDHËZIMET

Të gjithë përbërësit që i kemi përmendur më lart i futni në blender dhe përgatisni një maskë. - Maskën e fituar më pas e aplikoni në secilën pjesë të flokëve tuaj, e përzieni mirë aty dhe e lini që të veprojë midis një dhe dy orë. - Më pas shpëlani flokët si zakonisht që keni bërë deri më tani. - Sugjerohet që kjo maskë për rritjen e flokëve të aplikohet një herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat