Ushtrimet kryesore në ujë

Life style

Ushtrimet kryesore në ujë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Në ujë, pa ndonjë mund të madh, mund të bëni shumë për trupin tuaj

Duke ushtruar në ujë forcojmë nyjat dhe muskujt për shkak të rezistencës që ofron uji, dhe në të njëjtën kohë trupi në ujë peshon vetëm 10% të peshës së tij normale, kështu që muskujt dhe nyjat mund të ushtrojnë të shkarkuar në të njëjtën kohë.

Ajo që është veçanërisht e këndshme për ne gratë, ushtrimet në ujë sigurojnë një masazh të vazhdueshëm të të gjithë trupit, i cili stimulon qarkullimin, rrjedhën e limfës dhe metabolizmin.

E gjithë kjo është e shkëlqyeshme në luftën kundër venave me variçe të këmbëve dhe celulitit të urryer.

Këto janë tri ushtrimet kryesore për një figurë seksi të verës!

Forcon krahët, shpatullat dhe barkun: Qëndroni në pjesën më të cekët të pishinës, vini duart në buzë të pishinës dhe ngrini tërë trupin tuaj nga uji me forcën e duarve tuaja.

Bëni tri seri nga 10 herë.

Forcon muskulaturën e sipërme të krahëve: Lakoni krahët në bërryl, shtrëngoni grushtet dhe ulni fuqishëm dhe ngrini bërrylat nëpër ujë.

Bark të rrafshët dhe kofshë të forta: Shtrijuni në ujë të cekët, mbështetuni në bërryla. Ngrini njërën këmbë të shtrirë dhe mbajeni në ajër për 5 sekonda dhe më pas uleni.

Bëni tri seri me 15 herë dhe ndërroni këmbët. Bëni tri seri nga 15 herë.

10 përfitimet kryesore të ushtrimeve në ujë:

▪ Humbje të yndyrës dhe celulitit.
▪ Forcim të muskujve, rritje të fleksibilitetit, volum të muskujve dhe qëndrueshmëri.
▪ Rikuperim të niveleve të energjisë, dhe në të njëjtën kohë lirim të stresit dhe tensionit.
▪ Uji nuk lejon daljen apo dëmtimin e kyçeve , ndërkohë që rezistenca që shkakton uji bën që ushtrimet të kryen me intensitet më të madh.
▪ Nëse urreni apo nuk ndiheni mirë të kryeni ushtrime para personave të tjerë, kryerja e ushtrimeve në ujë është mënyra ideale për t’jua larguar këtë kompleks.
▪ Ushtrimet në ujë përfshijnë vetëm 50% të peshës së trupit, në këtë mënyrë ushtrimet kryhen më lehtë.
▪ Gjimnastika në ujë është e përkryer për të gjithë, pavarësisht nga përgatitja fizike individuale.
▪ Përmirëson tonin, fuqinë dhe lëvizshmërinë e trupit.
▪ Rrethimi i trupit nga uji ka efektin e masazhit.
▪ Gjatë muajve më të nxehtë të vitit ky është sporti i vetëm i cili nuk lejon mbinxehje të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat