Arsyjet mjaft bindëse pse një partner më i ri se ju, mund të jetë ai që kërkonit gjithë jetën

Life style

Arsyjet mjaft bindëse pse një partner më i ri se ju, mund të jetë ai që kërkonit gjithë jetën

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Dëgjojmë shpesh që meqë vajzat piqen më shpejt mendërisht, këshillohen të orientohen drejt burrave më të mëdhenj në moshë. Ata kanë kaluar fazën e tyre të çmendurisë, tani i kanë sytë tek karriera dhe janë të gatshëm për t’u shtruar dhe për të krijuar një familje, ndërsa do t’ju llastojnë me dashuri dhe përkëdhelje. Gjithmonë ka një "por", kështu që lexoni me kujdes.

Nëse flasim për gra pak më të pjekura, një djalë i ri mund të jetë zgjedhja ideale. Ka disa arsye goxha bindëse pse e themi këtë! 

1. Ai do t’ju shohë si idhull. Jo vetëm sepse jeni të papara, por sepse ju keni dëgjuar Gun’n’Roses kur ai ishte në shkollë fillore.

2. Së pari do bëheni objekt xhelozie për vajzat rreth vetes që sigurisht do ta interpretojnë si skandal, ama brenda vetes duan atë që keni ju!

3. Ata duken tmerrësisht seksi ndërsa ju injektoni pak botox dhe hiqni thinjat kur ai s’e ka mendjen.

4. Ata ju çojnë për të kërcyer, sepse ende e adhurojnë muzikën dhe i pëlqen të dalin.

5. Përsërisni pas meje. Stamina. Energji. Kjo është thelbësore kur të hyjnë në lojë fëmijët. Me gjithë atë energji që kanë mund t’i çojnë në park, kurs noti, kopsht zoologjik, ndërkohë që ti bën një banjë të gjatë, lyen thonjtë, kthehesh sërish në krevat…dhe meqë ra fjali tek krevati.

6. Djemtë e rinj kanë nevoja më të larta seksuale. Fakt. Janë më elastikë dhe ju jeni më të pjekura seksualisht. Nuk e di nëse jua bëmë të qartë çfarë do përjetoni.

7. Ata ju motivojnë të punoni fort. Por vetëm sepse ti nuk do që ai të fitojë më shumë se ty!

8. Një djalë i ri mund "të gdhendet" në moshë të re. Dhe me këtë nënkuptojmë mbylljen e kapakut të tualetit.

9. Nuk e vrasin mendjen shumë për të kursyer para. (Kjo gradualisht do të kthehet në disavantazh).

10. Ai do ta adhurojë pjekurinë tuaj në marrëdhënie, që zor se mund ta gjejë me një vajzë të moshës së tij dhe edhe më shumë do të pëlqejë vëmendjen që i kushtoni ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat