Sjelljet më skandaloze që mund të bëni pas një gabimi

Life style

Sjelljet më skandaloze që mund të bëni pas një gabimi

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Problemi nuk qëndron tek gabimi, por tek sjellja që bëni pas tij. Ka mënyra e mënyra për ta ndrequr punën, po asnjë nga format më poshtë. Duke vepruar kështu thjesht po e përkeqësoni situatën.

1. Justifikoheni.

Kur justifikoni sjelljen tuaj, thjesht po përkeqësoni situatën dhe dukeni qesharakë. Bëhu burrë dreqin!

2. Fajësoni tjetrin.

Një nga gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është të fajësoni tjetrin për gabimin tuaj, aq më keq nëse ai tjetri është dhe viktima e gabimit tuaj.

3. S’është ndonjë gjë e madhe'.

S’mund ta thuash këtë, aq më tepër nëse personi tjetër është vërtet i prekur nga gabimi juaj. Është mungesë respekti.

4.  Shfajësoheni.

Edhe nëse e bëni pa të keq, kur shfajësoheni jeni të detyruar të shpjegoni veprimet tuaja. Do ta bëni dhe këtë, por momenti kur sapo gaboni nuk është i duhuri.

Çfarë të bëni në vend të kësaj?

1. Njihni gabimin tuaj.

Jini të parët që pranoni fajin, mos e mohoni. Kur kërkoni falje, pranoni gabimin tuaj. është një akt që ju ndihmon të rindërtoni besimin dhe të rregulloni marrëdhënien.

2. Pranoni.

Kur pranoni plotësisht përgjegjësitë tuaja, tregoni dinjitet para personit të lënduar. Këtu nis procesi i shërimit.

3. Shprehuni.

Njohja e gabimeve është një fillim i mbarë, por zemra e faljes është tek fjala ‘më fal’ dhe ‘shpresoj se mund të më falësh’. Një ndjesë e sinqertë tregon se po merrni përgjegjësi të plotë mbi veprimet tuaja. Kjo mund të forcojë vetbesimin tuaj, respektin ndaj vetes dhe reputacionin. Me gjasë do të ndiheni të lehtësuar kur të dilni hapur me veprimet tuaja dhe kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndërtuar karakterin tuaj.

4. Ndryshoni vërtet.

Është e rëndësishme të kërkoni falje, por mbani në mendje që personi tjetër mund të jetë i lënduar. Jepini kohë dhe mos i nxitoni. Ndërkohë mendoni me kujdes hapin e radhës pasi çdo gjë që mund të bëni ndihmon. Premtimet boshe do të bëjnë dëm më shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat