Cilësia e dobët e ajrit në zyra, ndikon negativisht në produktivitetin e punonjësve

Life style

Cilësia e dobët e ajrit në zyra, ndikon negativisht në produktivitetin e punonjësve

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Cilësia e dobët e ajrit, me përqendrime të larta të grimcave të imta, ndikon negativisht në funksionin e trurit të punonjësve, duke përfshirë kohën e reagimit dhe aftësinë për t’u përqendruar, sipas një studimi të publikuar nga “Environmental Research Letters”.

“Studimi ynë shton dëshmitë e reja që tregojnë se ndotja e ajrit ka një ndikim në trurin tonë”, ka thënë bashkautori i studimit, Jose Laurent, në një deklaratë për shtyp.

Studimi njëvjeçar përfshiu 300 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 65 vjeç që punonin në zyra në gjashtë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit pajisën stacionet e punës së pjesëmarrësve me një sensor mjedisor që monitoronte përqendrimet në kohë reale të grimcave të imëta, ose PM2.5, dhe CO2, si dhe temperaturën e dhomës dhe lagështinë relative.

Ndotja e ajrit nga jashtë mund të depërtojë dhe të grumbullohet në mjedise të brendshme për shkak të ventilimit të dobët, sugjeron kërkimi.

Si rezultat, njerëzit që kalojnë kohë të konsiderueshme në këto mjedise, siç janë punonjësit e zyrës, mund të ekspozohen ndaj sasive më të larta se sa pritej të PM2.5 dhe CO2.

Studimet e mëparshme tregojnë se ekspozimi ndaj këtyre ndotësve mund të rezultojë në dëmtime të konsiderueshme të trurit dhe ndikim në funksionin njohës ku rrit rezikun për shfaqjen e demencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat