Kujtimet e dhimbshme: Ja si mund t’i harroni më shpejt

Life style

Kujtimet e dhimbshme: Ja si mund t’i harroni më shpejt

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Gjatë gjithë jetës sonë ne grumbullojmë kujtime që preferojmë t'i harrojmë. Për njerëzit që kanë përjetuar një traumë serioze, të tilla si përvoja lufte, dhunë në familje ose abuzim në fëmijëri, këto kujtime mund të jenë më shumë se të padëshirueshme.

Hulumtimi mbi harrimin e qëllimshëm vazhdon prej një dekade. Para kësaj, kërkimet silleshin rreth ruajtjes dhe përmirësimit të kujtesës. Tema e fshirjes ose shtypjes së kujtimeve është e diskutueshme. Si të harroni kujtimet e dhimbshme?

1. Identifikoni shkaktarët

Kutjimet kërkojnë një shkas. Diçka në mjedisin rrethues ju kujton përvojën e keqe dhe nxit procesin e kujtesës. Disa kujtime kanë vetëm disa nxitës, si aroma ose imazhe të veçanta, ndërsa të tjerat kanë aq shumë saqë është vështirë të shmangen.

Identifikimi i shkaktarëve më të zakonshëm mund t'ju ndihmojë të merrni situatën në kontroll. Kur e njihni me vetëdije një shkaktar, mund të praktikoni të shtypni ndjesinë negative. Sa më shpesh ta praktikoni, aq më e lehtë do të bëhet.

2. Flisni me një terapist

Terapistët ju ndihmojnë. Patjetër që ju nuk do t’i fshini kujtimet, por ata do t’ju ndihmojnë që kur t’i kujtoni, të jenë më pak të dhimbshme.

3. Shtypja e kujtimeve

Për vite me radhë, studiuesit kanë hetuar një teori të shtypjes së kujtimeve të quajtur paradigmë e mendimit/mos-mendimit. Ata besojnë se ju mund të përdorni funksionet më të larta të trurit, si arsyetimi dhe racionaliteti, për të ndërprerë me vetëdije procesin e kujtesës.

Në thelb, kjo do të thotë që ju praktikoni të mbyllni qëllimisht kujtimet e dhimbshme sapo të fillojnë. Pasi ta keni bërë këtë për disa javë ose muaj, ju (teorikisht) mund ta stërvitni tuaj që të mos mbajë mend. Në thelb dobësoni lidhjen nervore që ju lejon të kujtoni diçka.

4. Terapia e ekspozimit

Terapia e ekspozimit është një lloj terapie e sjelljes e përdorur gjerësisht në trajtimin e stresit post-traumatik, e cila mund të jetë veçanërisht e dobishme për kthimet pas në kohë dhe makthet. Teksa punoni me një terapist, ju përballeni si me kujtimet traumatike ashtu edhe me shkaktarët e zakonshëm, në mënyrë që të mësoni të përballeni me to.

Edhe pse kërkimet po përparojnë me shpejtësi, ende nuk ka barna në dispozicion që mund të fshijnë kujtimet e veçanta. Sidoqoftë, me një punë të palodhur, mund të gjeni një mënyrë për t’i parandaluar. Gjithashtu mund të punoni për të hequr elementin emocional të tyre, duke i bërë shumë më të lehta për t’u toleruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat