Njerëzit tregojnë gjëra që bëjnë të duket i neveritshëm, edhe njeriun më tërheqës!

Life style

Njerëzit tregojnë gjëra që bëjnë të duket i neveritshëm, edhe njeriun më tërheqës!

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Dikush pyeti njerëzit në Reddit se "çfarë e bëjnë ta humbasin interesin në moment, edhe për një person shumë tërheqës". Ja si duken disa nga përgjigjet:

1. Arroganca.

2. Kur bëjnë sikur kanë të drejtë në çdo gjë dhe nuk pranojnë mendimin e askujt.

3. Kur hedhin plehra në rrugë nga makina.

4. Kur flasin vazhdimisht për dikë tjetër, zakonisht keq.

5. Mungesa e ndjeshmërisë.

6. Të qenit i pasjellshëm ndaj të tjerëve, veçanërisht kur e bëjnë këtë thjesht se "munden".

7. Kur flasin me zë shumë të lartë ose janë të zhurmshëm pa qenë nevoja.

8. Më bezdisin kur thonë vazhdimisht se janë "alfa". Nëse je vërtet, lëre ta shohin të tjerët, nuk ka nevojë ta bërtasësh.

9. Kur e vetmja "cilësi" e personalitetit të tyre është të bëjnë shopping dhe të flasin për blerje, ulje apo firma. 

10. Kur nuk kanë bindje të njëjta politike/fetare me mua dhe përpiqen të më ndryshojnë mendjen.

11. Kur postojnë vazhdimisht në rrjete sociale, veçanërisht për gjëra të parëndësishme si çdo vakt mëngjesi.

12. Kur hapin gojën dhe s'del asgjë e mirë prej saj.

13. Personalitet i mërzitshëm dhe pa sens humori.

14. Higjiena e dobët. Era e keqe. Mund të toleroj shumë gjëra, por ky është kulmi.

15. Kur mendojnë se të pish duhan është pjesë karakteri.

16. Njerëzit që lënë karroca ushqimore pranë makinave të tyre në vend që t'i vendosin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat