E njihni termin pozitivitet toksik? Ju tregojmë si të mbroheni

Life style

E njihni termin pozitivitet toksik? Ju tregojmë si të mbroheni

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 08:11
Ilustrim

Termi pozitivitet toksik shpjegon një sjellje pozitive të tepruar që të ndalon të shohësh, kuptosh emocionet që po përjeton në të vërtetë ose t’i klasifikosh të gjitha ato që ndjen si pozitive.

Besohet se nëse injorojmë emocionet dhe fazat më të vështira të jetës, do jemi më të lumtur, por ka një rrezik të madh në këtë mes.

Nëse ne mohojmë realitetin dhe e sforcojmë veten të fshehë ndjenjat e vërteta po godasim shëndetin mendor.

Ne si qenie nuk jemi aq të thjeshta dhe nuk mund t’i shohim kaq thjeshtë gjërat sado të përpiqemi.

Duke fshehur emocionet ne nxisim ankthin dhe ndjesitë negative të mblidhen e në një moment specifik të shpërthejnë.

Balanca e duhur krijohet vetëm duke e kuptuar mërzinë dhe duke e çliruar atë që më pas të ketë vend për gëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat