Pse shumë nga ish-partnerët tanë ngjajnë me njëri-tjetrin dhe ndoshta dhe me aktualin?

Life style

Pse shumë nga ish-partnerët tanë ngjajnë me njëri-tjetrin dhe ndoshta dhe me aktualin?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Nuk ndodh pak herë, që ish-partnerët të kenë tendencën për të patur tipare të ngjashme të personalitetit, por edhe fizike. 

Studiuesit thonë se ka disa faktorë pasivë që mund të ndikojnë në zgjedhjen e të njëjtit lloj personaliteti, për lidhje ose edhe thjesht "dating". Ju mund të pëlqeni të merrni pjesë në ngjarje të caktuara sociale ose punoni në të njëjtën fushë profesionale. Për shembull, Kate Hudson e do muzikën dhe ajo u martua me këngëtarin e muzikës rock, Chris Robinson në vitin 2000. Vite më vonë, ajo u fejua me një tjetër rocker, Matt Bellamy.

Ka edhe faktorë të tjerë aktivë. Për shembull, ne zgjedhim të njëjtin lloj partneri sepse është më e lehtë dhe më pak stresuese për ne. Kur veproni brenda modeleve të vjetra, të njohura, nuk keni nevojë të mendoni gjatë për atë që po bëni. Trupi juaj është i gatshëm të bëjë gjëra të njohura pa pasur nevojë të mendoni për to. Kjo e lë mendjen tuaj të lirë të endet dhe të largohet nga stresi. 

Pra, është më pak stresuese për ne kur vazhdojmë të takojmë llojin e personit që e njohim mirë.

Studiuesit bënë një gjetje kurioze. Ata mblodhën të dhënat e 332 pjesëmarrësve për një periudhë të gjatë kohore dhe gjithashtu kërkuan nga pjesëmarrësit të identifikoheshin me deklarata si: "Unë jam zakonisht modest dhe i rezervuar", "Unë jam i interesuar për shumë lloje të ndryshme të gjërave". Doli se përgjigjet e tyre treguan se partnerët aktualë të pjesëmarrësve ngjanin në shumë aspekte me ish-partnerët.

Gjithashtu, ne ndonjëherë i ngjajmë partnerëve tanë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndryshojmë modelet. Për më tepër, nuk duhet ta mendojmë gjetjen e një partneri të ri si një "ish i ngjashëm", por thjesht si një "version më i mirë partneri për ne". Në fund të fundit, të gjithë i ngjajmë nga pak njëri-tjetrit në aspekte të caktuara, sidomos nëse bëjmë krahasime. E rëndësishme është të mos i kthehemi marrëdhënieve toksike dhe që na dëmtojnë.

Studimi vuri në dukje se ekstrovertët ishin më të hapur për takime me lloje të ndryshme të personalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat