Çfarë duhet të mbani mend, kur jeni ju ata që keni ftuar dikë në takim të parë

Life style

Çfarë duhet të mbani mend, kur jeni ju ata që keni ftuar dikë në takim të parë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

1. Më e rëndësishmja nga të gjitha: silluni ashtu si ju jeni në të vërtetë, jo të “prezantoni” veten si duhet!

2. Mos kërkoni miratim të tipit “Dëshiroj të dal me ty, shpresoj të më pëlqesh”. S’ka rëndësi nëse është takimi i parë apo i pesti, do të jeni shumë më të suksesshëm kur nuk prisni patjetër miratimin e anës tjetër.

3. Kujdesuni për personin tjetër. Mos u merrni vetëm me gjërat sipërfaqësore, por dëgjoni atë që personi tjetër dëshiron të thotë.

4. E kundërta e #3. Ajo që ju thoni ka gjithashtu rëndësi. Gjatë takimit, dëgjoni atë që ju thotë zemra. Mos u përpiqni të tregoheni interesantë. Tregohuni të vërtetë.

5. Kur ftoni dikë në takim mos u nxitoni. Merrni kohën që ju duhet, pasi nxitimi mund të merret si shenjë ankthi, arrogance os e nervozizmi.

6. Njihni veten. Shpreheni veten dhe gjithë cilësitë, me të cilat ju dëshironi të karakterizoheni.

7. Nëse ju ndiheni nervozë ose në siklet, po kështu do të ndihet edhe personi që keni ftuar në takim. Tregohuni të sinqertë, tregoni se çfarë ju kalon në mendje dhe në zemër.

8. Nëse dëshironi të thoni atë që mendoni, por doni të ndiheni të lirë ta bëni këtë, kërkoni leje. “Mund t’ju pyes…” “Mund të them diçka?” Me to, edhe nëse leja është e pashprehur, respektohet individi tjetër.

9. Njohja e personit tjetër dhe lejimi që ata t’ju njohin ju është një proçes intim. Rrënja e fjalës “intim” do të thotë “i natyrshëm ose thelbësor”. Është e natyrshme dhe thelbësore që të tregoni se kush jeni vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat