Si ta dalloni nëse ai/ajo kërkon t’iu njohë tamam apo thjesht po kalon kohën

Life style

Si ta dalloni nëse ai/ajo kërkon t’iu njohë tamam apo thjesht po kalon kohën

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

1. A është jashtë rutinës tënde normale kjo që po bëni?

A takoheni gjatë gjithë kohës me ta? Nëse është dikush të cilin e shihni për herë të parë dhe ju fton për një pije, merreni thjeshtë dhe mos mendoni se domosdoshmërisht duhet të ketë diçka tjetër, si përshembull një takim të dytë. Nëse pas atij takimi të parë, shihni që personi tregon interes dhe ftesat për të dalë pasojnë njëra-tjetrën, me siguri ka një arsye.

2. Sa shumë jeni përfshirë?

Sa nervozë ishin ata kur ju ftuan për të dalë? Po ju a ndjenit ndonjë emocion? Shihni këto detaje për ta dalluar më thjeshtë çfarë po ndodh.

3. Kur ju kërkuan për të dalë?

Ftesa erdhi disa orë apo ditë para se të dilnit? Edhe pse gjërat spontane janë të këndshme, zakonisht e dimë që na duhet kohë përgatitjeje para një takimi. Daljet e minutës së fundit mund të jenë thjeshtë rastësore, prandaj sërish, mbështetuni tek detajet.

4. Po miqtë tuaj të përbashkët, çfarë thonë?

Nëse ky njeri është pjesë e grupit të përbashkët, dëgjoni dhe çfarë thonë të tjerët rreth jush. Mund të krijoni një ide më të qartë.

5. Cilat janë aktivitetet që bëni?

Një darkë, ca gota, etj, etj përkufizojnë përgjithësisht një takim të parë. Nëse këto pasohen me ftesa kinemaje, një ecje në park, etj diçka më shumë po ndodh. Nuk është dhe aq rastësore njohja juaj.

6. Biseda juaj është romantike apo thjesht flirtuese?

Sigurisht duhet të jetë një ndërthurje e lezetshme mes të dyjave, por nëse ju vetëm ngacmoheni ndoshta përfundon me aq. Nëse ata përpiqen t'ju njohin përmes një mënyre më të butë dhe romantike, ndoshta duan t'ju njohin vërtetë dhe në afatgjatë.

7. Po gjuha e tyre e trupit çfarë thotë?

Mos u nënvlerësoni kurrë fuqinë e gjuhës së trupit. Nëse ai/ajo s'ju sheh në sy, apo s'e ka mendjen kur ju flisni, s'jeni në rrugën e duhur. Sinjalet e para të tërheqjes i kuptoni nga fiziku i tij/saj.

8. Si u ndjetë pas takimit?

Intuita juaj mund t'ju thotë diçka. A ndjeni se takimet tuaja do të kenë vijimësi apo e latë me aq? Patët kimi? A ju intrigoi për ta njohur më tej?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat