Çfarë njeriu jeni?

Life style

Çfarë njeriu jeni?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:23
Ilustrim

Të jeni një njeri i ftohtë mund të jetë një lloj mburoje ndaj të tjerëve, mund të jetë edhe një pengesë për të njohur njerëz të rinj. Po ashtu, edhe të qenit shumë të dashur mund t’i japë hapësirë atyre që nuk e meritojnë me të vërtetë. Po ju si jeni: njeri i dashur apo i ftohtë? Zbulojeni me anë të testit tonë.

Jeni një njeri që ju pëlqen kontakti i gjatë fizik?

a. Po

b. Jo

Shoqja juaj më e mirë ju dërgon një mesazh përshëndetës çdo ditë. Po ju?

a. I shkruaj çdo mbrëmje për t’i uruar natën e mirë

b. As që më shkon në mendje t’i shkruaj!

“Të dua shumë” i thuhet:

a. Miqve dhe familjarëve

b. Dikujt që është me të vërtetë i rëndësishëm

Si janë ndarjet që bëni me të tjerët?

a. Puthje në buzë ose në faqe (varet nga njeriu që i them “mirupafshim”)

b. I them një “Mirë u takofshim” dhe largohem

Ju organizojnë një festë surprizë. Si reagoni?

a. Jeni e emocionuar

b. Nuk dini ku të fusni kokën…

Kur ju bëjnë një kompliment…

a. Bëni të njëjtën gjë dhe ju

b. Falenderoni

Shoqja juaj qan për ish-in. Ju:

a. E përqafoni

b. I thoni të mbledhë veten dhe të mos qajë

Mamaja ju bën një dhuratë shumë të bukur. Ju:

a. E përqafoni dhe e puthni

b. I buzëqeshni

Sa herë keni thënë fjalën “Të dua”?

a. Aq herë sa ka qenë e nevojshme

b. Pak e saktë

Më shumë A

E dashur

Jeni dashuria vetë. Jeni e dashur, ju pëlqen të përkëdhelni njerëzit që i doni. Nuk dini se si të frenoni dashurinë kur e përjetoni dhe gjithmonë i bëni të ndihen të veçantë njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Surprizat, dhuratat, mesazhet, dedikimet, përqafimet dhe puthjet janë thelbësore në mënyrën sesi komunikoni. Jeni shumë e dashur!

Më shumë B

Pak e ftohtë

Nuk jeni një njeri shumë i dashur dhe kjo gjë ndonjëherë shndërrohet në një difekt, sepse mbylleni dhe disa nga sjelljet e ftohta tuajat konsiderohen si mendjemadhësi ose antipati. Nuk është se nuk ndjeni dashuri, thjesht nuk e shfaqni edhe aq lehtë. Por kush ju do me të vërtetë e di sesi jeni dhe ju përkëdhel, pavarësisht sjelljes suaj të shkëputur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat