“Mendoj se një femër nuk e bën të bukur make up-i apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj”

Life style

“Mendoj se një femër nuk e bën të bukur make up-i apo modeli i flokëve, por eksperiencat e jetës së saj”

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:34
Sharon Stone

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të aktores së famshme, Sharon Stone, e cila njihet si “femra që nuk plaket kurrë” për shkak të bukurisë së saj që është ruajtur në vite e dekada.

“Nuk dua të jem femra që “nuk plaket kurrë”. Dua të jem femra që po bën më të mirën në moshën e saj.”

“Mendoj se një femër nuk e bën të bukur make up-i apo model ii flokëve, por eksperiencat e jetës së saj.”

“Sa më e famshme dhe e fuqishme të bëhet një femër, aq më shumë mundësi ka për t’i lënduar meshkujt.”

“Femrat mund të shtiren sikur po kalojnë në orgazëm, kurse meshkujt mund të shtiren përgjatë gjithë lidhjes.”

“Çdokush rritet. Askush nuk do të jetë i njëjti.”

“E dua karrierën time. E dua jetën time. E dua familjen time. I dua edhe njerëzit që më rrëzuan përtokë, sepse ata janë mësuesit e mi më të mirë.”

“Unë kam dështuar në gjërat më të mëdha në jetë. Dështova me shëndetin tim. Dështova me martesën time. Dështova në gjithçka, por përsëri e mblodha veten dhe vazhdova përpara.”

“Më pëlqen të më blejnë lule dhe të më nxjerrin jashtë për darkë. Më pëlqen që meshkujt të jenë xhentilë. Nuk dua të më trajtojnë sikur të mos kisha tru në kokë. Dua të më respektojnë dhe të ndihem e respektuar.”

“Lumturia e vërtetë buron përbrenda. Askush nuk mund të ta japë atë.”

“Nuk e mendoj se dikush që është divorcuar, mund të ketë thënë ndonjëherë se divorci është diçka e lehtë, diçka gazmore, ose se nuk ndihesh komplet një dështake pasi je divorcuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat