Gërsheta në vendin e ndarjes së flokëve është trendi i ri

Life style

Gërsheta në vendin e ndarjes së flokëve është trendi i ri

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Stili më i ri i flokëve, i cili me gjasë se do t'i vërshojë rrjetet sociale, është gërsheti në mes të kokës, respektivisht në vendin ku ndahen flokët Blogerja e modës dhe "trendsetter"-ja Chiara Ferragni, në profilin e saj në "Instagram" ka publikuar stilin e saj të flokëve, me gërshet në mes të kokës.

Gërsheti është i hollë dhe shtrihet gjatë tërë gjatësisë së kokës, e pjesa tjetër e flokëve janë të lëshuara.

Përpos Chiara-s, ky trend i ka pëlqyer edhe aktores Kate Bosworth, e cila trendin në fjalë e kishte demonstruar në festivalin 'Coachella', të mbajtur vitin e kaluar.

Duket sikur këtë vit gërshetat janë bërë një trend i vërtetë, por na mbetet që të shohim se a do ta mundë gërsheti në mes të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat