Ky ushtrim tendos fytyrën, formëson dhe thekson mollëzat

Life style

Ky ushtrim tendos fytyrën, formëson dhe thekson mollëzat

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Ka ushtrime të ndryshme të jogës për fytyrën, të tilla si kur fytyra juaj duket më e hollë, por edhe ushtrime kundër rrathëve të errët të syve

Tani po ju sjellim një ushtrim të thjeshtë që tendos fytyrën dhe thekson mollëzat.

Duke e praktikuar këtë ushtrim rregullisht, ju mund të krijoni një pamje natyrale të formës në fytyrën tuaj.

Ju mund t’i bëni ato çdo ditë, dhe keni nevojë për vetëm 4 minuta.

Ushtrimi është i mrekullueshëm sepse aktivizon të gjithë muskujt e fytyrës, madje edhe qafën. Fytyra juaj lëvizet, duke aktivizuar muskujt e nofullës, mjekrës, mollëzave dhe faqeve.

Ushtrimi kryhet duke i vendosur buzët në formën e një buzëqeshjeje të gjerë, dhe pastaj hapni dhe mbyllni me vrull gojën, si në videon më poshtë.

Është e rëndësishme të mos ngryseni dhe të mos i mbyllni sytë ndërsa bëni stërvitjen, sepse nuk do të arrini efektin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat