Beso tek Karma

Life style

Beso tek Karma

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Unë besoj tek Karma. Ajo që bën, kthehet mbrapsht në një moment të caktuar. Njerëzit mund të shpikin plot gjëra për ty. Dhe më vonë në jetë këto fjalë do të bëjnë të ndihesh i trishtuar ose i mjerë. Një thënie e vjetër që njerëzit përmendin sot, është: “Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por fjalët nuk do të më lëndojnë kurrë”. Ky citat nënkupton se nuk duhet të lejosh që ajo që thonë njerëzit e tjerë të ndikojë tek ty.

Unë i përdorja njerëzit kur isha më i ri dhe tani e ndiej se karma po më kthen atë çfarë unë bëja. E kam vënë re që të tjerët po mundohen të më përdorin. Besoj se kjo vjen nga ajo çfarë unë bëja në të shkuarën. Kjo është arsyeja pse tashmë unë po përpiqem të jem një person më i mirë. Dhe ndihem më mirë në këtë mënyrë, sepse e ndiej që njerëzit janë më të lumtur dhe më shikojnë si një person më të mirë se sa më parë. Pra, kur sillesh dhe vepron mirë, karma të kthen mbrapsht veç të mira.

Njerëzit ndonjëherë bëjnë gjëra të këqija. Por shumica prej tyre e kuptojnë se çfarë kanë bërë gabim dhe mundohen të ndryshojnë rrugë. Jo të gjithë mund të jenë të përsosur dhe shumë persona mund të bëjnë gabime ndonjëherë. Kjo është vetëm një pjesë e jetës.

Unë isha ai që ndiqja një rrugë të gabuar, por mësova nga gabimet e mia shumë shpejt pasi u gjenda në telashe. Pra, nëse bëni diçka të keqe, provoni të shikoni anën pozitive pasi të ndodhë dhe shihni se çfarë mund të bëni për të rregulluar. Kështu mund ta bëni veten të ndiheni sikur po bëheni një person më i mirë.

Të gjithë besojnë tek Karma në një farë mënyre. Unë njoh plot njerëz të tillë që e marrin karmën shumë seriozisht. Ata nuk bëjnë ligësi dhe janë njerëz vërtet të mirë. Kështu që unë besoj se nëse të gjithë besojmë tek karma, atëherë bota në të cilën jetojmë sot do të ishte një vend më i mirë. A nuk do të donim të gjithë që bota të ishte një vend të përsosur ku nuk do të ndodhte asnjë krim dhe ne të gjithë të silleshim mirë me njëri -tjetrin? Kështu ne të gjithë do të ishim të gjithë miq në një farë mënyre. Dhe kjo është arsyeja pse unë besoj tek karma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat