Fundjava do të jetë romantike për këto 3 shenja

Life style

Fundjava do të jetë romantike për këto 3 shenja

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 09:18
Ilustrim

Hëna do të jetë tek Shigjetari nga sot, 9 tetor deri më 12 tetor dhe për tre shenja të zodiakut do të sjellë një aventurë romantike.

Do të jenë ditë të veçanta në aspektin romantik veçanërisht për: Demin, Gaforren dhe Shigjetarin.

Demi

Keni kaluar nëpër ulje-ngritjet e të qenit në një lidhje. Nëse këtë herë bëhet fjalë për një romancë të re, atëherë nivelet e pritshmërive janë vendosur edhe më të larta. Mos u dorëzoni përpara ndonjë pengese. Do ta ruani vetëm për veten këtë marrëdhënie emocionuese dhe premtuese. Mos mendoni për paratë, por argëtohuni duke i dhënë partnerit kënaqësitë që dëshiron nga jeta, edhe vetes gjithashtu.

Gaforrja

Romanca dhe aventura janë ato që do të përjetoni këtë javë, Gaforre. Ju nuk kërkoni shumë, por sigurohuni që të merrni ato që meritoni dhe respekti është numri një në një lidhje. Do të ndiheni të kënaqur nga partneri juaj dhe madje i befasuar për mënyrën sesi do t`ju trajtojë. Kjo është ajo që keni dashur gjatë gjithë kohës, të ndiheni të dashuruar dhe të adhuruar.

Shigjetari

Ju prireni ta shijoni vërtet Tetorin dhe ky sezon ka plane për ju ... plane romantike dhe aventuriere. Gjithmonë keni nevojë për diçka që të prisni - një udhëtim, një lundrim, një lloj arratisjeje, qoftë edhe për një birrë apo karaoke. Thjesht doni të bindni veten se në jetën tuaj ka edhe argëtim. Fitoni mirë para dhe doni t`i shpenzoni ato edhe për kënaqësi. Këto janë ditët tuaja. Romanca do jetë në ditët e saj më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat