Ndjesia që iu bën të kuptoni se jeni duke ëndërruar

Life style

Ndjesia që iu bën të kuptoni se jeni duke ëndërruar

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

A keni qenë ndonjëherë të zhytur në ëndërr dhe papritmas e keni kuptuar që jeni brenda saj? Dhe pos kësaj keni arritur ta "kontrolloni" ata dhe "rrjedhën" e saj? Nëse përgjigjja është po, atëherë keni përjetuar një proces që nuk është shumë i zakontë gjatë gjumit.

Kontrollimi i ëndrrës, ndryshe i njohur si “lucid dream”, është proces që nuk ndodhë shpesh, por që ëndërruesit apo personit që në këtë rast është në gjumë dhe po ëndërron, i jep ndjesi të mirë. Kjo për faktin se ëndrrat janë shumicën e kohës të pakontrollueshme dhe se ndodhin pa vullnetin tonë, shkruan medicalnews.

Disa njerëz janë në gjendje të futen brenda 'ngjarjes' së ëndrrës së tyre. Sipas disa kërkimeve të bëra, të gjithë njerëzit të paktën një herë kanë përjetuar këtë, dhe rreth 11 për qind kanë një apo dy 'lucid dreams'.

Studimet thonë se kontrollimi i ëndrrës bëhet gjatë lëvizjes së shpejt të syve gjatë gjumit. Për disa njerëz, kjo ndodhë spontanisht, derisa ata që 'stërviten', mund ta përjetojnë më shpesh.

Këtu luan rol edhe gjatësia e ëndrrës. Në rast se ajo duket se po zgjat tepër, ëndërruesi mund ta kontrollojë atë, duke bërë që atë çfarë është duke e përjetuar, ta kontrollojë.

Disa njerëz thjesht mund të zgjohen nga gjumi në momentin kur e kuptojnë se po ëndërrojnë.

"Unë mund ta kontroll rrëfimin në ëndërr, dhe se nëse nuk jam e kënaqur me atë, mund t'ia ndryshoj rrjedhën", ka thënë një grua që ka përjetuar të paktën një herë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat