Zbulo tani se çfarë fsheh e pandërgjegjshmja jote

Life style

Zbulo tani se çfarë fsheh e pandërgjegjshmja jote

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 06:47
Ilustrim

Ky test është shumë i thjeshtë, thjesht duhet të shikoni imazhin më poshtë, të vëreni simbolet e pranishme dhe të zgjidhni një, pa u menduar shumë.

Nëse keni zgjedhur:

Zemrën

Nëse keni zgjedhur simbolin e zemrës, kjo do të thotë që jetoni në një botë të vetes tuaj, pak të idealizuar. Ju prisni kushedi se çfarë nga të tjerët, veçanërisht nga ata që janë në gjendje të lexojnë brenda jush.

Kupën

Kupa është një simbol i krenarisë, dhe kjo do të thotë që ju jeni një person shumë konkurrues.

Lotin

Kemi të bëjmë praktikisht me një lot, dhe tregon një gamë të gjerë të ndjesive negative. Ndoshta ndiheni të vetmuar, në depresion, apo ankth.

Zogun

Zogu që fluturon mund të jetë vetëm një simbol i lirisë. Ju jeni një person i pavarur që nuk i do zinxhirët, nuk doni të ndjeheni as të kërkuar, as të dëshiruar sepse kjo do të ishte një kufizim për ju.

Matësja e kohës

Matësja e kohës është një simbol i qartë i kohës që kalon, një koncept që ju bën obsesivë. Jetoni në të kaluarën, në kujtimet e asaj që ka qenë dhe asaj që ju mungon.

Fluturën

Flutura është një krijesë e bukur por jetëshkurtër. Flutura thotë që shqetësoheni paksa për gjërat materiale, pamjen tuaj, pasurinë.

Gjëzën

Ky simbol thotë se në të pandërgjegjshmen tuaj ka gjithmonë nevojë për të zgjidhur një problem.

Çelësin

Çelësi është shenja e diçkaje të mbyllur, fshehurazi, në sekret. Eshtë diçka që zhytet thellë në nënvetëdijen tuaj, për veten dhe të tjerët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat