“Femrat fuqizohen duke e mbështetur njëra tjetrën, jo duke e sulmuar”

Life style

“Femrat fuqizohen duke e mbështetur njëra tjetrën, jo duke e sulmuar”

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 07:08
Michelle Obama

Nëse jeni duke pyetur veten se si është bota magjepsëse e Shtëpisë së Bardhë, ose thjesht jeni kurioz se si një udhëheqës i tillë karizmatik dhe i pazakontë siç është Barack Obama mund të jetë vlerësuar si “Presidenti më i mirë i SHBA”, atëherë bëni mirë të lexoni librin e Michelle Obamës “Të bëhesh”. Unë nuk dua ta përmbledh historisë së saj në këtë material, por doja të përshkruaja pikat kryesore që më kanëlënë mbresa.

1. ‘Ti ke rëndësi.’

E rritur në Anën Jugore të Çikagos, Michelle e bën të qartë se ndihej “me fat që kishte prindër, mësues dhe mentorë që e kishin ushqyer me një mesazh të qëndrueshëm dhe të thjeshtë: Ti ke rëndësi”.

Ky ishte një mesazh që ajo kërkoi ta përcillte përmes projekteve të angazhimit në komunitetin që karakterizuan edhe largimin e saj të guximshëm nga legjislatura në sektorin publik. Nëse ka diçka që autorja do ta theksojë fort në libër, është se të gjithë kanë rëndësi dhe kanë fuqinë për të bërë ndryshimin përmes punës që bëjnë.

2. ‘Planifikimi dhe vigjilenca’

Përveç etikës së fortë të punës që prindërit e Michelle e induktuan tek ajo, të rriturit në një komunitet të klasës punëtore me një prind me aftësi të kufizuara, e mësoi atë se planifikimi dhe vigjilenca kishin shumë rëndësi. Vështirësitë mund të të bëjnë të lëkundur në jetë. Prandaj duhet të ecësh me kujdes në jetëdhe të shfrytëzosh sa më shumë çdo burim që të ofrohet për të siguruar atë çfarë dëshiron.

3. Jini ‘jashtëzakonisht të sigurt dhe jashtëzakonisht njerëzor’

Ka disa modele heroike në kujtimet e Michelle Obamës në romanin “Të bëhesh”, dhe ndër më të preferuarat e mia janë tre gratë kryesore që ndihmojnë në frymëzimin e Michelle gjatë karrierës së saj. Nga Susan, e cila “i drejtonte takimet me një hir të çeliktë“, deri tek Valerie e cila, “fliste pa dorashka nënjë dhomë plot me meshkuj paragjykues“, ose Czerny që kishte “një urrejtje të brendshme kundër tëmenduarit sipërfaqësor”. Secila prej tyre udhëhiqet nga parimet e fituara me vështirësi se si t’i qëndroninbesnike cilësive më të buta femërore, duke qëndruar ndërkohë si gra të forta në vendin e punës. Ato i mësuan Michelle se femrat fuqizohen duke e mbështetur dhe inkurajuar njëra tjetrën, jo duke e sulmuar.

Michelle është vetëm një nga shumë gratë e forta që takojmë në këtë libër, të cilat improvizojnë, dhe bëjnë kompromise, dhe mbështesin njëra -tjetrën, sepse në fund të fundit, femrat fuqizohen duke mbështetur njëra tjetrën”.

4. Nuk duhet të jeni të turpshëm për të shprehur nevojat tuaja.

Romani autobiografik në fjalë është një pasqyrë e kohëve të fundit mbi arsyen pse hendeku gjinor në paga është ende aq i gjerë, saqë shumë gra e kanë shumë më të vështirë të kërkojnë drejtpërdrejt rritje ose promovime të pagave sesa kolegët e tyre meshkuj.

Tregon një moment të triumfit personal, por dhe një mesazh të fortë për të gjithë ne, kur Michelle e ul vajzën e saj Sasha në tavolinë gjatë një interviste pune për t’i bërë të qartë se ajo vjen nga prindër tëpërgjegjshëm me borxhet e tyre të kredisë studentore që ajo duhet t’i njihte dhe respektonte pasi kjo ishte e shkuara e tyre. Vajza e tyre kishte përgjegjësi dhe duhet ta respektonte çdo element të të shkuarës sëprindërve. Michelle nuk u ndje e turpëruar për të shkuarën, duke na dhënë të gjithëve mesazhin universal se për asgjë në jetë nuk duhet të ndiejmë turp për aq kohë sa mund të kemi marrë vendime, në varësi tëvështirësive që kemi pasur.

5. ‘Shfrytëzojeni shkollën dhe përdorni çdo mundësi që ju ofrohet’.

Ndoshta më shumë se çdo fushë tjetër, politika ka kapacitetin për të sjellë potencial të madh për ndryshim dhe rezistencë të madhe ndaj saj. Në një kthim në lagjen e saj të lindjes në South Side në Çikago, duke folur ballë për ballë me fëmijët nga shkolla Harper, ku ndodhën 8 vdekje studentësh vitin e kaluar, Michelle përmblodhi zhgënjimet e saj nga politika. ‘Sinqerisht … Askush nuk do t’ju shpëtojë së shpejti’, u tha ajo atyre. Njëkohësisht duke i inkurajuar studentët, ajo u tha, ‘Shfrytëzojëni shkollën dhe përdorni çdo mundësi që ju ofrohet. Këto janë elementet bazë që ju duhen për të pasur sukses’.

Ky libër është një rrugëtim drejt mësimit se si ndodh ndryshimi, se si bëhesh ai që je. Libri përfundon me sugjerimin se hap pas hapi, pak nga pak, secili prej nesh ka fuqinë për ta bërë jetën e tij më të mirë, vetëm duke mësuar të jetë vetvetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat