Provoni këtë truk nëse qimet tuaja ju mblidhen në rroba, madje edhe ato nga kanakarët shtëpiakë

Life style

Provoni këtë truk nëse qimet tuaja ju mblidhen në rroba, madje edhe ato nga kanakarët shtëpiakë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Të gjithë ata që kanë kanakarë shtëpiakë dhe që u bien shumë flokët, përballen me problemin e qimeve në rroba

Ky problem është gjithashtu i zgjidhshëm dhe nuk përfshin “ndukjen” e mundimshme fizikisht të qimeve me shirit ngjitës nga rrobat.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të fusni peceta të lagura në rrobalarëse kur i lani rrobat.

Pecetat e lagura do t’i mbledhin të gjitha qimet.

Truku është shumë i thjeshtë, por e vetmja mënyrë që duhet ndjekur është të vendosni maksimumi tri peceta të lagura në rrobalarëse që lan shtatë deri në tetë kilogramë rroba.

Para se t’i vendosni në rrobalarëse, përpiquni t’i shtrini me dorë, sikur do t’i grisni – nëse shqyhen lehtë, mos i fusni në rrobalarëse, sepse do të copëtohen, por blini peceta të lagura pak më të forta, me cilësi më të mirë.

Natyrisht, përdorni peceta të reja të lagura pas çdo larjeje të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat