26-vjeçari rrëfen hallin e madh: Ja si penisi i madh po e bën me lot të dashurën

Life style

26-vjeçari rrëfen hallin e madh: Ja si penisi i madh po e bën me lot të dashurën

Nga: Bota sot Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një djalë 26-vjeçar, ka rrëfyer hallin e tij të madh në shtrat me të dashurën e tij të re. Ai ka thënë se ka ndaluar së bëri seks me të, pasi po e lëndon të dashurën me penisin e madh, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij i plotë për “The Sun”:

E dashur psikologe: E dashura ime nuk po dëshiron të bëjë seks me mua, sepse po e lëndojë atë. Ajo mendon se penisi im është shumë i madh.

Të qarat e saj me të vërtetë më larguan dhe ne të dy po bëhemi shumë të frustruar.

Vajzat e tjera, me të cilat kam bërë seks nuk kanë thënë kurrë diçka të tillë. Mendova se isha me madhësi mesatare, por ajo më tha që nuk jam.

Ajo thotë se të dashurit e saj të mëparshëm kishin penis shumë më të vegjël dhe se i imi është shumë më tepër se mesatarja.

Do të doja që ne të mund të kryenim marrëdhënie seksuale, por e urrej ta lëndoj atë.

Unë jam 26-vjeçar dhe e dashura ime është 24-vjeçare. Ne jemi bashkë qe gjashtë muaj.

Përgjigjja e psikologes:

Duket sikur e dashura juaj nuk eksitohet plotësisht kur bëni seks.

Ju duhet të shkoni butësisht dhe të keni shumë paralojëra seksi pa nxituar në marrëdhënie. Kjo mund të bëjë të gjithë ndryshimin.

Eksperimentoni edhe me pozicione të ndryshme.

Paketa ime e mbështetjes “Është shumë i madh?” shpjegon mënyrat për të ndihmuar në mënyrë më të detajuar./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat