​Larja e enëve me dorë mund t'ju bëjë më të lumtur dhe më të qetë

Life style

​Larja e enëve me dorë mund t'ju bëjë më të lumtur dhe më të qetë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Larja e enëve mund të jetë e mirë nëse bëhet në mënyrë të vetëdijshme.

“Për të larë enët me kujdes, duhet të jeni të pranishëm gjatë kryerjes së tyre, duke vënë re nxehtësinë e ujit në lëkurë, erën e detergjentit për larjen e enëve dhe ndjenjën e enëve në dorë”, thotë shkrimtarja Christine Schoenwald.

Një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Floridës tregoi se larja e enëve me vetëdije mund të rrisë ndjenjën e mirëqenies dhe të zvogëlojë ndjenjën e nervozizmit dhe ankthit.

Në studim ishin 51 vullnetarë. Gjysmës iu dha detyra të lexonin një pasazh që përqendrohej në përvojën shqisore të larjes së enëve, dhe pjesa tjetër një pjesë mbi teknikat e duhura të larjes së enëve. Pjesëmarrësit paraqitën interpretimet e tyre të leximit me gojë dhe me shkrim, dhe më pas secili prej tyre lau 19 pjata.

Rezultatet treguan se ata që e bënë këtë me më shumë vetëdije, treguan një gjendje më të madhe ndërgjegjësimi, rritje të frymëzimit dhe kreativitetit, ulje të nervozizmit dhe grupi i kontrollit nuk tregoi asnjë ndryshim.

Larja e enëve nuk është i vetmi aktivitet në të cilin mund të praktikoni ndërgjegjësimin - çdo punë rutinë si larja e rrobave, pastrimi me fshesë mund të jetë një mundësi, shkruan Your Tango.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat