Kjo është mënyra se si shenjat e horoskopit i nënkuptojnë fjalët “Të dua”

Life style

Kjo është mënyra se si shenjat e horoskopit i nënkuptojnë fjalët “Të dua”

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Ilustrim

Dashi – Janë shenjë disi komplekse. Preferojnë të thonë: “Nëse ke nevojë për mua, dije se do të jem aty përherë për ty”, në vend që ta thonë hapur: “Të dua”.

Demi – Janë ndër shenjat më të sinqerta dhe ndjenjat e tyre i shprehin lirshëm. Dashurinë mund ta shprehin duke thënë qartë: “Të dua”.

Binjakët – Mënyra se si një Binjak e shpreh dashurinë, është zakonisht me fjalët: “Ti i jep kuptim jetës sime”. Kur ju thonë këto fjalë, dijeni se nuk janë të pavendosur.

Gaforrja – “Ti je gjithçka për mua” mund të jenë fjalët më të zakonshme që një person i shenjës së Gaforres thotë kur do të shprehë dashurinë e tij.

Luani “Ti e zbukuron ditën time thjesht duke ekzistuar”. Janë ndër fjalët më romantike, sepse jo më kot, Luani mbahet si shenjë romantike.

Virgjëresha – Janë persona shumë mbrojtës, sidomos ndaj atyre që duan. “Bëj kujdes” mund të jenë fjalët më të zakonshme që një person i kësaj shenje përdor për të shprehur dashurinë.

Peshorja – Peshorja bën pjesë në shenjat e brishta, por dhe shumë të dashura. “Kam nevojë për ty” janëfjalët më të zakonshme që një person i kësaj shenje thotë për të treguar dashurinë që ndjen.

Akrepi – “Ti dhe unë duhet të lidhemi bashkë” janë fjalët që një Akrep përdor për të shprehur dashurinë. Janë shenjë pa komplekse, ndaj dhe flasin lirshëm me ata që i duan.

Shigjetari – “Je person shumë argëtues”. Janë persona që e pëlqejnë humorin, sidomos në takime romantike dhe nëse ju komplimentojnë për humorin tuaj, dijeni se po nënkuptojnë se i pëlqeni.

Bricjapi – Duke qenë një shenjë disi e ndrojtur dhe introverte, përpiqen që dashurinë që ndiejnë ta lidhin pikërisht me këtë karakteristike. “Ti më bën të dal jashtë mburojës sime”, mund të jenë fjalët, me të cilat e shpreh dashurinë një Bricjap.

Ujori – “Nuk e mendoja se do të ndihesha ndonjëherë në këtë mënyrë, përpara se të të njihja ty”, janëfjalët që një Ujor do të përdorte për të thënë se ju do dhe dijeni se jua thotë me plot sinqeritet.

Peshqit – Duke qenë një shenjë me plot humor në bisedat me të tjerët, mënyra se si do t’jua shprehte dashurinë një person i shenjës së Peshqve mund të ishte me fjalët: “Mendoj se jam shumë i mirë dhe bashkë do të bënim një cift fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat