Disa mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga makthi më i keq: Gungat e këmbëve

Life style

Disa mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga makthi më i keq: Gungat e këmbëve

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Deformimet në pjesën anësore të gishtit të madh janë një fenomen i zakonshëm. Ato shfaqen për shumë arsye, sidomos për shkak të këpucëve të ngushta dhe me majë. Këto të fundit ndryshojnë këndin kockor të gishtit të madh duke shkaktuar gunga. Simptomat e para të këtyre gungave janë dhimbje, inflamacion dhe skuqje.

Gjendja e tyre mund të përkeqësohet deri në atë nivel sa mund t’ju dëtyrojë t’i nështroheni një operacioni, por sigurisht ju s'do të lejoni të arrini deri aty. Përpos këpucëve të përshtatshme, ato mund t’i zhdukni duke zbatuar këshillat e mëposhtme.

Vaj ulliri

Ngrohni pak vaj ulliri dhe masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë. Fërkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.

Piper i kuq

Piperi i kuq djegës përmban kaspicinë, një substancë që ndihmon në eleminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera. Përzieni një lugë vazelinë me një lugë piper të kuq djegës. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.

Kube akulli

Vendosni disa kube akulli në një qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta,përsëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat