8 burra tregojnë për momentin kur kuptuan se ishin gati për të thënë 'Të dua'

Life style

8 burra tregojnë për momentin kur kuptuan se ishin gati për të thënë 'Të dua'

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

1. "Kur kuptova që kisha interes për gjërat që pëlqente ajo. S'mendoja se do të shihja kurrë The Bachelorette, por ja ku jemi."

2. "E kuptova kur pata një humbje në familje. Gjatë procesit të dhimbjes që po përjetoja, e vetmja që më interesonte dhe doja ishte ajo. Vetëm ajo mund të më qetësonte."

3.  "Thjesht e dija që ishte dashuri. Kur e ndjen e ndjen."

4. "Duket si cliche, por e kuptova gjatë një natë kur po shihnim Netflix. S'ishte ndonjë gjë e madhe, por thjesht ndjeva që ajo vajzë duhet të ishte për shumë gjatë krah meje. Ja thashë dhe jam shumë i lumtur që e bëra." 

5. "S'ka rëndësi sa kohë ka kaluar dhe pavarësisht sa më  acaron, prap buzëqesh kur e shoh."

6. "Ja thashë 1 javë pasi e takova dhe sot është gruaja ime. Tani që kthej kokën pas e kuptoj që thjesht isha e çmendur pas saj."

7. "Unë kam një problem. Bie në dashuri me të gjitha dhe e kam që ditën e parë që i takoj."

8. "Unë s'e them kurrë. Edhe kur e kam seriozisht shumë, nuk e them shumë thjeshtë. S'dua t'ja ul peshën asaj fjale."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat