Përse njerëzit bërtasin kur grinden

Life style

Përse njerëzit bërtasin kur grinden

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Pas këtij tregimi do të keni kujdes për tonin me të cilin u drejtoheni personave të dashur.

Një herë një i moshuar i hasi nxënësit e vet se si grindeshin ashpër dhe i bërtitnin njëri-tjetrit.

Me shfaqjen e tij debati u shua, ndërkaq ai shfrytëzoi rastin që t’i mësonte me një leksion të rëndësishëm jetësor. I pyeti: “Përse njerëzit bërtasin kur janë të hidhëruar?”

Nxënësit menduan një kohë, derisa njëri u përgjigj: “Për shkak se humbin durimin – ky është shkaku”.

E po, përse do të bërtisni nëse personi është afër jush”, pyeti mësuesi.

A nuk është e mundshme të flisni qetë dhe ngadalë?

Nxënësit edhe një kohë dhanë përgjigje, mirëpo asnjëra përgjigje nuk e kënaqi mësuesin.

Kur dy persona janë në grindje, zemrat e tyre janë shumë larg. Prandaj detyrohen t’i bërtasin njëri-tjetrit, në mënyrë që britma e tij të zhvendoset në largësi dhe që të mund ta dëgjojë. Sa më të hidhëruar të jenë njerëzit, më zëshëm do të detyrohen të bërtasin, sepse largësia midis tyre është gjithnjë e më e madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat