Lulëzojnë me bollëk edhe gjatë dimrit, mbrojnë shtëpinë nga energjia negative: Qe si rriten në mënyrën e duhur krizantemat!

Life style

Lulëzojnë me bollëk edhe gjatë dimrit, mbrojnë shtëpinë nga energjia negative: Qe si rriten në mënyrën e duhur krizantemat!

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Ju mund të kultivoni krizantema gjatë gjithë vitit, ato janë të preferuara të shumë njerëzve, sepse lulëzojnë shumë edhe gjatë muajve të ftohtë

Sipas besimit popullor, këto lule tërheqin lumturinë dhe largojnë energjinë negative, ndaj është mirë t’i keni në oborr ose në tarracë.

Krizantemat e para të verdha u mbollën në kopshte në Evropë në shekullin e 17-të. Për shkak të ngjyrës karakteristike të luleve, botanisti Carl von Linné e quajti krizantemën “lule të artë”.

Që atëherë e deri më sot, ne shohim ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme të këtyre luleve.

Krizantemat do të lulëzojnë deri në fund të vjeshtës. Janë të qëndrueshme, por kanë nevojë për mbrojtje nga ngricat e para.

Image

Nëse jetoni në një zonë ku dimrat janë të butë, mund t’i lini lulet në oborr, t’i hiqni lulet e tepërta, t’i krasitni dhe t’i mbuloni me plastmasë për t’i mbrojtur nga ngricat.

Nëse dimrat në zonën tuaj janë të ftohtë dhe të ashpër, rimbillni lulet në arka druri ose saksi, në dhé të ri e të freskët.

Gjatë dimrit lërini të qëndrojnë në një vend të freskët ku temperatura është 5-8 ºC por aty ku ka dritë. Mbajeni tokën me lagështi.

Kur krizantema zgjohet nga gjumi dimëror…

Në pranverë, kur krizantema zgjohet nga letargjia dhe kalon rreziku i ngricave të vona të pranverës, është e nevojshme të krasitni degëzat e thata 2-3 cm mbi tokë.

Është shumë e rëndësishme të bëni heqjen e majave. Me këtë krasitje, e cili duhet të bëhet në prill ose maj, ju do të shkurtoni majat e bimës së mbirë dhe do t’i jepni formë. Më pas ujisni dhe ushqeni krizantemat.

Ushqimi i bollshëm

Ushqimi siguron prodhimin e krizantemave cilësore, formë të rregullt topi dhe një ngjyrë të bukur e të qartë lulesh.

Sigurohuni që të hiqni lulet e fryra dhe të thara nga krizantemat dhe t’i ushqeni ato me pleh të lëngshëm gjatë gjithë periudhës së lulëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat