Si ta përdorësh parfumin në mënyrën e duhur, sekretet që nuk i keni ditur

Life style

Si ta përdorësh parfumin në mënyrën e duhur, sekretet që nuk i keni ditur

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Ilustrim

Të gjitha duam që të tjerët të kthejnë kokën kur ecim në rrugë dhe mënyrat për ta arritur janë të shumta: që nga veshjet, ndryshimi i stilit, bizhuteritë dhe aroma mahnitëse e një parfumi. Sot, përdorimi i parfumit është kthyer në një stil më vete. Por fragranca dhe përdorimi në mënyrën e duhur e bëjnë akoma më tërheqës. Këtu janë disa këshilla se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëni kur përdorni parfum.

Çfarë duhet të bëni kur përdorni parfum

Mund të përdorni parfum pas një dushi për t’u ndier e freskët dhe energjike. Pasi keni bërë dush, trupi është i pastër dhe i përgatitur për të përthithur aromën e parfumit.

Nëse qëllimi i përdorimit të parfumit është për të tërhequr njerëzit rreth jush, atëherë sigurohuni të mos e teproni, pasi rrezikoni t’i largoni, sepse mund të ndihen të irrituar nga mbingarkesa e aromës së parfumit. Hedhja e parfumit në zonat e pulseve: në qafë, kyçin e dorës, në majat e gishtërinjve, në kraharor, në pjesën e prapme të veshit etj., është një gjë e mire, pasi e lejon aromën të përhapet më shpejt.

Në rast se jeni duke përdorur parfum në një shishe me spërkatës, atëherë spërkateni atë nga një distancë e vogël nga trupi juaj. Kjo mundëson një shpërndarje të barabartë. Një tjetër mënyrë është që ta hidhni njëherë parfumin në ajër dhe kështu trupi do e absorbojë më ngadalë dhe aroma do të jetë më e ëmbël.

Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni lëkurë të yndyrshme, sepse ajo e përthith më shpejt parfumin, por nëse keni lëkurë të thatë, atëherë duhet të kujdeseni për diçka. Duhet të hidhni parfum disa herë gjatë ditës ose të përdorni një krem hidratues përpara përdorimit të parfumit.

Mos u nxitoni! Nëse ju pëlqen të përdorni parfum, hidheni atë para se të vishni rrobat dhe lëreni të thahet për pak minuta, sepse në të kundërt do të ngjitet te rrobat tuaja dhe aroma e tij do të jetë më e rëndë.

Gjithashtu, kujtohuni të mos përzieni aromat e parfumit në të njëjtën kohë. Pra, nëse keni menduar të hidhni parfum, mos përdorni aroma të tjera si deodorant, fragranca për lëkurën etj., për të shmangur një miks aromash në trupin tuaj.

Temperaturat luajnë një rol të rëndësishëm. Aroma e parfumit do të qëndrojë më gjatë nëse temperaturat janë të larta, në krahasim me ditët kur temperaturat janë të ulëta.

Çfarë nuk duhet të bëni kur përdorni parfum

Sigurohuni që të hidhni parfum para se të jeni veshur dhe para se të keni vendosur bizhuteritë, sepse qëllimi është që të aromatizoni trupin dhe jo veshjet. Kjo gjithashtu i mbron ato që të mos prishen.

Shpesh vihet re se njerëzit hedhin parfum në kyçin e dorës dhe e fërkojnë me kyçin e dorës tjetër, por edhe kjo është një mënyrë e gabuar e përdorimit të tij. Mos e bëni këtë gjë, sepse ndryshon aromën e parfumit.

Mos përdorni gjithmonë të njëjtin parfum. Ndryshojeni atë herë pas here, duke përdorur fragranca të ndryshme.

Kini kujdes të mos i bëni dhe flokët me parfum. Kimikatet e shampos me aromën e parfumit mund të jenë një kombinim i keq duke sjellë rezultate të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat