A mund të lihet një mace vetëm gjatë gjithë ditës?

Life style

A mund të lihet një mace vetëm gjatë gjithë ditës?

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Ne kemi mendim të gabuar gjatë gjithë kohës

Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin një mace si kafshë shtëpiake. Macet janë më pak të zhurmshme dhe më pak të çrregullta se kafshët e tjera shtëpiake.

Ato nuk keni nevojë t’i nxirrni në shëtitje, ndaj është edhe një detyrim më pak.

Ato vlerësohen për pavarësinë e tyre. Ndryshe nga qentë, shumica e maceve nuk duhet të jenë gjithmonë pranë atyre që i mbajnë.

E gjithë kjo çon në besimin se ne mund ta lëmë macen vetëm, për orë apo edhe ditë të tëra. Ky supozim është i pasaktë dhe mund të jetë i rrezikshëm.

Lënia e një mace të rritur në shtëpi, ndërsa punoni për tetë deri në 10 orë në ditë, përgjithësisht konsiderohet e sigurt.

Kotelet janë një histori tjetër. Macet më të vogla se katër muaj nuk duhet të lihen vetëm për më shumë se katër orë, vetëm pas gjashtë muajsh mund t’i lini vetëm për një pjesë më të gjatë të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat